“Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit varet nga parlamenti gjerman”

0
129

Sipas një studimi të bërë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, vetëm 6 për qind e shqiptarëve medojnë se nuk do të anëtarësohen në BE, pavarësisht rekomandimeve të BE-së. Mbështetja e shqiptarëve ndaj BE-së është e pazakontë po ta krahasosh me faktin se vetëm 18 për qind e serbëve mendojnë se do të anëtarësohen në BE në vitin 2025, pavarësisht rekomandimeve positive nga BE-ja.

Për ketë shpjegimin e kësaj dukurie të cuditshme dhe jo realiste në perceptimin e BE-së dhe për prespektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gazetarja e European Western Balkans ka intervistuar drejtuesin e Institutit Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, Ducan Reljiç, i cili e shpjegon kështu:

“Sa më pak njerëzit dinë për BE-në dhe sa më pak ato ballafaqohen me problemet specifike, aq më shumë ndryshon prespektiva e tyre për vendin.

Le të mos harrojmë se ekonomia e Shqipërisë është e vetmja ekonomi në Evropën Jug-Lindore që ka pasur rritje gjatë këtyre 20 viteve. Njerëzit janë më të pasur tani se sa ishin në kohën kur ra sistemi komunist, ndërsa Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia janë më të varfra tani se sa ishin atëherë. Kjo është arsyeja sepse shiptarët janë më shumë dashamirës ndaj BE-së”,- shprehet Ducan Reljiç.

Ndërsa për sa përket anëtarësimit të mundshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në BE, apo për datën e hapjes së bisedimeve për vendet e tjera të Ballanit, ai u shpreh se:

“Askush nuk mund të thotë asgjë me siguri, sepse ka shum faktorë që edhe qeveritë më efektive nuk mund ti zgjidhin dot. Në vecanti, unë po flas për zhvillimin ekonomik në të gjitha vendet e rajonit”.

Gjithashtu, ai tha se ka dy faktorë që ndikojnë në procesin e zgjerimit, i pari është se: “Nëse rritja ekonomike vazhdon të mbetet rreth 2-3 për qind, anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të ndodh pas 60 viteve. Kjo do të thotë se qytetarët e këtyre vendeve do të jetojnë në varfëri më shumë vite se sa ka zgjatur Federata Jugosllave.

Dhe i dyti është: Për aq kohë sa në rajon nuk ka zhvillim ekonomik dhe njerëzit nuk janë të kënaqur nuk do të ketë progres politik dhe Bashkimi Evropian nuk do të mund të ndikojë në vendet anëtare të BE-së për një vendim pro zgjerimit të metejshëm të BE-së.

Në fund ai shprehet se rruga e këtyre vendeve për në BE varet kryesisht nga parlamenti gjermanë.

“Është shumë mirë që Bullgaria mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor, por duhet ende të presim për përbërjen e qeverisë së re gjermane dhe duhet të shohim se si ndihet parlamenti gjerman për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së, i cili në bazë të ligjeve luan një rol të rëndësishëm në politikën e zgjerimit”,- thotë ai.

Marrë nga European Western Balkans. Përktheu: Exit.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here