E rëndë/ Krim në familje, vëllai qëllon vëllanë me thikë

0
195

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy të rinj, vëllezër, janë zënë me njëri-tjetrin.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në familjen Preka, në Kamzë.

Plagos vëllain me thikë, gjatë një grindje të çastit, arrestohet menjëherë nga Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, pas një njoftimi të marrë për një konflikt në familje kanë reaguar menjëherë, duke bërë  të mundur parandalimin e  përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, si dhe  arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar shtetasit:

Valmir  Preka, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Shtetasi i lartpërmendur, në grindje e sipër me të vëllian shtetasin M.P,  18 vjeç, e ka plagosur këtë të fundit me thikë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës “thikë”.

Materialet do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje dhe  “Dhunë në familje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here