Aksident i rëndë në Shkodër, rritet bilanci 7 të plagosur, 3 në gjendje kritike (Emrat)

0
157

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, ndërsa janë plagosur 7 persona, 3 prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. Në aksident janë përfshirë një mjet ‘Alfa Romeo’ dhe një ‘Fuoristradë’.

Në mjetin tip ‘Alfa Romeo’ udhëtonte një familje me 5 anëtarë, ndërsa në mjetin tjetër dy udhëtarë. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’, Mondi Gjergji, bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët.

Në mjetin tjetër tip ‘Fuoristradë’ u plagos drejtuesi Sokol Muja së bashku me një tjetër person. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here