Plagosja e dyfishtë në Tiranë, arrestohen dy autorët e dyshuar/ Emrat

0
152

Dy persona u arrestuan nga policia e Tiranës si të dyshuar për plagosjen e ndodhur pasditen e së premtes në një lokal në zonën e Selitës.

Sipas një njoftimi zyrtar nga policia, të arrestuarit janë Florjan Musaj 25 vjeç  dhe Gjon (Valmend) Pelivani 28 vjeç.

Njoftimi zyrtar i policisë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16.02.2018  në rrugën “Irfan Tomini”,  ku pas një konflikti u plagosën dy shtetas,  në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës u bë  arrestimi në flagrancë  për veprat penale “Vrasje me paramendim”, ngelur ne tentativë si dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake”,  e shtetasve:

• Florjan Musaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.

• Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe është bërë shpallja në kërkim e dy  personave të dyshuar si bashkëpuntor për ketë ngjarje, konkretisht:

• F. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur tentativë, e kryer në bashkepunim, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 76-25-22, 278 të Kodit Penal.

• R. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, per vepren penale “Vrasje me dashje” mbetur tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 76-25-22,278 të Kodit Penal.

Pasi rreth orës 12:30, në rrugën “Irfan Tomini”,  gjatë një konflikti të çastit   ka mbetur i plagosur shtetasi Gjon Pelivani dhe R.H., 31 vjeç, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është  sekuestruar  një armë zjarri  pistoletë  me një kreher me 2(dy) fishekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here