Manjani: Llalla po persekutohet pa gjyq, nga Ambasada amerikane dhe DASH

1

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar mbi çështjen e Adriatik Llallës, ku SHBA-ja i ka mohuar vizën pasi e cilëson si të përfshirë në akuza mbi afera të mëdha korruptive.

Loading...

Manjani shkruan se sot Llalla po persekutohet siç u bë me familjen e tij në kohën e diktaturës. ”Sot persekutohet po familjarisht, madje edhe pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH”,-shkruan Manjani.

Mbi refuzimin e vizës, ish-ministri i Drejtësisë nënzion se janë të dyshime e hamendësime, pra pa prova të vërtetuara gjyqësisht. ”Parimet e demokracisë na mësojnë se personi dënohet gjyqsisht që të quhet fajtor! Pra mirë do ishte ta dinim se cfarë korrupsioni “të rëndë” ka bërë zoti Llalla, që tja hiqnim vizën edhe ne”,-shkruan Manjani.

Statusi i plotë

Ironi e madhe e fatit!

Adriatik Llalla u persekutua familjarisht nga rregjimi i Enver Hoxhës. Sot persekutohet po familjarisht, madje edhe pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH!

Këto janë faktet e vetme që shohim ndaj familjes Llalla. Të tjerat janë komente, dyshime e hamendësime.

Me dyshime e hamendësime, pra pa prova të vërtetuara gjyqsisht, kishte dhe ka një radhë shumë të gjatë VIP-sh, përpara Adriatik Llallës, që duhen ndëshkuar.

Parimet e demokracisë na mësojnë se personi dënohet gjyqsisht që të quhet fajtor! Pra mirë do ishte ta dinim se cfarë korrupsioni “të rëndë” ka bërë zoti Llalla, që tja hiqnim vizën edhe ne!

Deri më sot nga perëndimi kishim mësuar se askush nuk ndëshkohet me hamendësime!

Tani sjemi më të sigurtë…

I bie që rregjimi i Enverit paska qenë “largpamës”….

Shumë e çuditshme!

Loading...

1 Koment

  1. Te kesh qene i persekutuar nuk do te thote qe te mos japesh llogari per paftesi apo gabime te tjera ne jete.!!!!!( te gjithe shqipetaret kane qe te persekutuar)
    Si llafazan klasik qe je mos i jep gojes shume kur paftesia e tij ne detyre dhe mos me keq fallcifikimi i dokumentave nqs eshte e vertete e bene kete person te pa deshirueshem per detyren qe ka.
    Ku jetonte prokurori i pergjitheshem kur korrupsioni, krimi, dhe politikane bandite bejne ligjin ne Shqiperi????!!!!!
    Mos edhe ti z. Manjani je dakort me situaten shoqerore dhe politike ne Shqiperi qe po behet keq e me keq.???

Lini nje pergjigje