Asensio titullar? Ja përgjigjia e Zinedine Zidane

0
169

Zidane nuk e sheh Asension si një lojtar titullar, duke dhënë sinjale se ai duhet të vazhdojë të kënaqet me minutat që merr nga stoli. Pikërisht minutat e pakta që ka në dispozicion këtë edicion, Asensio mund t’i thotë lamtumirë Realit gjatë verës.

Talenti 22 vjeçar spanjoll, Marco Asensio, është golashënuesi i tretë i Real Madridit më i mirë këtë edicion me tetë gola dhe gjashtë asiste. Pavarësisht kësaj, ai nuk po luan rregullisht me Los Blancos.

Të mërkurën mbrëma kundër PSG-së në Champions League, Asensio hyri në lojë në minutën e 79’të, duke e ndryshuar rrënjësisht ndeshjen pasi dy golat e Realit (Ronaldo dhe Marcelo), ranë pas asistimeve të spanjollit.

Sido që të jetë, duket se me Zinedine Zidanin në stol, Asensio e ka të vështirë të zë vend në formacion dhe duhet të kënaqet me minutat që po merr nga bana rezervë.

“Pse nuk po luan më shumë Asensio, a mund të jetë titullar? Sot është Marco, dje Isco, një tjetër ditë është Ceballos… gjithmonë pyetem pse ky, pse ai, pse jo ai… por ne jemi të gjithë në të njëjtën barkë dhe është shumë e vështirë për trajnerin që të zgjedhë. Lojtarët janë të përgatitur kurdo që i jepet shansi të luajë, disa luajnë më shumë e disa më pak, por kjo ndodh gjithmonë…”, deklaroi Zidane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here