Urimi i Monika Kryemadhit për vajzën e vogël

0
324

Monika Kryemadhi ka postuar në profilin e saj në facebook, një urim për vajzën e saj, me të voglën e familjes, Erën. Si çdo nënë që i dridhet zëri dhe pena kur shkruan për datëlindjen e fëmijës së saj, edhe Monika Kryemadhi, ka hedhur me shpejtësinë e erës së dimrit, disa fjalë për Erën e saj, atë që tashmë të gjithë e kemi pagëzuar si “First Lady” presidencial dhe që Presidenti Ilir Meta e merr në takimet protokollare presidenciale.

Ja se ç’shkruan Monika Kryemadhi sot: 

Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë. 
Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here