Opozita thërret Bushatin: Trego marrëveshjen e fshehtë që ke bërë me Kotzias për ‘Detin’

0
142

Për çështjen e kufirit detar me Greqinë dhe bisedimet hermetike, të mbajtura fsheheur deri tani, deputetët e opozitës në Komisionin e Jashtëm kërkojnë shpjegime nga Ministri për Evropën Ditmir Bushati. Në shkresën zyrtare të firmosur nga 1/3 e deputetëve të Komisionit të Jashtëm drejtuar Mimi Kodhelit, kryetares së këtij komisioni, shpjegohet arsyeja pse Bushati duhet të informojë jo vetëm deputetët, por gjithë opinioni publik.

Kerkesa e 1/3 së deputetëve të Komisionit të Jashtëm:

E nderuar znj. Kryetare Komisionit,
Në kuadrin e deklaratave të Ministrit të Jashtëm Grek lidhur me delimitimin e hapësirave detare ndërmjet dy vëndeve, si dhe në mungesën totale të transparencës nga ana e Qeverisë Shqiptare dhe përkatësisht te Ministrisë per Europen dhe Punët e Jashtme, kërkohet kjo seancë dëgjimore për të informuar Komisionin e Jashtëm të Kuvëndit te Shqipërisë, si dhe opinionin e gjërë publik për këtë çështje me interesa të gjëra publike.

Nga ana e Ministrit të Jashtëm Kotzias pas takimeve hermetike të Kretës dhe të Korçës, është deklaruar “se palët tashmë kanë arritur në marrëveshje për delimitimin e hapësirave detare si dhe pala shqiptare ka pranuar që pala greke të zgjerojë ujërat e saja territoriale deri në 12 milje”. Këto deklarime nuk janë mohuar nga ana e qeverisë shqiptare, ç’ka i bën akoma më të besueshme deklarimet e Ministrit të Jashtëm Grek.

Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 15, datë 15.04.2010, ka shqyrtuar “pajtueshmërinë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.Ky vendim erdhi si pasojë e ankimimit që Partia Socialiste në atë kohë në opozitë e përfaqësuar nga ana ez. Saimir Tahiri, z. Damian Gjiknuri dhe z. Myslym Pashai, pretenduan një sërë parregullsishë në marëveshjen e vitit 2009.

Kjo Gjykatë me një argumentim të gjerë ka arritur në përfundimin, që shprehet në mënyrë të përmbledhur në faktin se parregullsia kryesore e konstatuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese ishte:

Zhvillimi i negociatave dhe arritja e marrëveshjes nga ana e grupit negociator pa patur Plotfuqishmërinë e Presidentit të Republikës

Në këto kushte, në përputhje me pikën 2 të nenit 32 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ku parashikohet se: “Mbledhjet e komisionit të përhershëm thirren edhe me kërkesën e jo më pak se ¼ së anëtarëve të Komisionit, duke përcaktuar në kërkesë dhe çështjet që do të diskutohen në mbledhje”, si dhe nenit 36 të saj, ku parashikohet se: “Komisioni është i detyruar të zhvillojë seanca dëgjimore publike me anëtarë të Këshillit të Ministrave, në rast se një e treta e të gjithë anëtarëve të komisionit e kërkon atë në mënyrë të motivuar me shkrim”, me qëllim marrjen e një informacioni të plotë mbi këtëçështje dhe pyetjet që e shoqërojnë.

KËRKOJMË:

“Thirrjen e mbledhjes së Komisionit për Punët e Jashtme, ditën e mërkurë, datë 21.02.2018, ora 11.00’, me këtë rend dite:

Zhvillimin e një seance dëgjimore publike me Ministrin per Europen dhe Punët e Jashtme, me qëllim informimin e anëtarëve të Komisionit mbi pa qartesite e renditura me poshte.

Pyetjet tona lidhen me kushtet e procedurat se kur deklarohet që është arritur apo ka marrë formë marrëveshja (qe do të thotë se është ngritur grupi negociator), janë zhvilluar negociatat, palët në nivel ekspertësh kanë rënë dakort, dhe më pas zhvillohen diskutimet në nivele politike. Gjithashtu këto pyetje bazohen edhe në faktin se nga Presidenti i Republikes deklarohet që deri më tani nuk është dhënë asnjë Plotfuqishmëri për këtë proces shume të rëndësishëm. Kjo u konfirmua edhe nga kerkesa e bere vetem dje nga Ministri Bushati per te kerkuar Plotfuqishmerine:

a. Përse një marrëveshje e tillë zhvillohet në një mungesë totale të infomimit të institucioneve kryesorë të vëndit, Kuvëndi i Shqipërisë, Opozita, Shoqëria Civile?

b. Tashme qe u qartesua fakti i mospasjes akoma te Plotfuqishmerise, ne kërkojmë të dimë edhe vleresimin tuaj për këtë situate jo normale, si dhe per vlefshmerine e procedurave te ndjekura deri me tani?

c.A eshte kordinuar me Presidentin per hapat e deri tanishme dhe mbi cbaze legale jane bere ato, sidoqofte pergjigja per pjesen e pare?

d. Cili është grupi negociator, çfarë përbërje ka, cili është niveli i përfaqësimit në këtë grup i ekspertëve të fushave, i ekspertëve nga opozita dhe nga shoqëria civile, në mënyrë që ky grup të jetë i pakontestueshëm dhe të përfaqësojë në mënyrë të drejtë të gjithë interesat kombëtare?

e.Nëse është ngritur ky grup ekspertësh për të negociuar, cili është tagri që ka ky grup? Cilat zona po delimitohen dhe a duhej te përcaktoheshin me pare ato në aktin e Plotfuqishmërise së Presidentit të Republikës?

f. Nëse është arritur marrëveshja në nivel politik sikurse është deklaruar nga ana e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Greqisë, a është kjo një shkeljen e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,kur ka munguar edhe Plotfuqishmëria e Presidentit?

g.Nëse marrëveshja është arritur në nivel politik – çfarë u ngelet ekspertëve të bëjnë? Thjesht çertifikimin e marrëveshjes politike në një kohë që duhet të jetë e kundërta, bëhen negociatat në nivel eksperti e më pas nënshkruhet marrëveshja politikisht?

Kjo kërkesë e një grupi deputetësh, që përbëjnë 1/3 e anëtarëve të Komisionit për Punët e Jashtme, bazohet edhe në nenin 7 të Kushtetutës, ku sanksionohet parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Nën dritën e këtij parimi, merr përparësi funksioni i kontrollit parlamentar, i cili nënkupton të drejtën e pushtetit legjislativ për t’u informuar dhe për të realizuar mbikëqyrjen për zbatimin e ligjeve nga organet e pushtetit publik, brenda kufijve të përcaktuar nga Kushtetuta, me qëllim marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin e paligjshmërisë si dhe nxjerrjen e përgjegjësive, sipas rasteve konkrete. Të gjitha çështjet që përmbajnë në vetvete një interes publik përfshihen brenda funksionit të kontrollit parlamentar. Pa asnjë dyshim kjo çështje mbart në vetvete një interes të lartë publik dhe shtetëror, që absolutisht nuk mund të anashkalohet.

Përsa më lart, lutemi thirrjen e mbledhjes së Komisionit në orën dhe datën e propozuar nga ana jonë, për të diskutuar mbi çështjen objekt të kësaj kërkese.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

ANËTARËT E KOMISIONIT PËR PUNËT E JASHTME

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here