Ekzekutimi i biznesmenit/ Ja çfarë i ndodhi 3 vjet më parë në të njëjtin vend

0
166

Detajet e reja mbi biznesmenin Memli Begalla që u ekzekutua  mbrëmjen e e djeshme në rrugën ‘’Nikolla Tupe’’ bëjnë me dije se ai ishte administrator i kompanisë ‘’LAB’’ dhe administronte dy dyqane që tregtojnë goma. Begalla rezulton tu kishte borxhe shumë personave dhe me disa ishte në procese gjyqësore.

Atentati ndodhi rreth orës 21:00, në parkingun poshtë pallatit ku banonte viktima. Begalla është qëlluar me një armë me silenciator, fiks në momentin që po hipte në makinën e tij dhe sipas burimeve viktima mund ta ketë njohur atentatorin. Banorët e pallatit dhe bizneset pranë nuk kanë dëgjuar asgjë dhe më pas kanë qenë banorët e pallatit që e kanë gjetur atë. Viktima është nga me origjinë nga Progonati i Tepelenës, baba i tre fëmijëve.Tre vite më parë në të njëjtin vend ku ai mbeti i vdekur,  është djegur qëllimisht makina ‘Land Rover’ në pronësi të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here