Bushati: Kullat dhe lejet e ndërtimit, krim shtetëror që po bën Edi Rama dhe Erion Veliaj

0
228

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, ka folur për kullat dhe lejet e ndërtimit në Tiranë. Sipas Bushatit miratimi i këtyre kullave dhe lejeve të ndërtimit, është një krim shtetëror që po bën kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Bushati u shpreh se këto ndërtime po promovojnë një ekonomi informale, po shkatërrojnë mjedisin, po fshijnë  memorien e qytetit dhe po krijojnë një piramidë të re.

“Kjo që po ndodh me kullat dhe me gjithë 170 lejet e ndërtimit në Tiranë, është një krim i disafishtë shtetëror. Kemi ndërhyrje të dhunshme në qytet, fshirje të memories të qytetit, shkatërrim të mjedisit.
Na propagandohet që jetojmë në një lulzim të kullave të ekonomisë së ndërtimit. Kur qënkemi përballë një lulëzimi kaq të madh, përse nuk hyjnë bankat? Derisa bankat e shohin me shumë frikë këtë çmenduri, këtu kemi problemin e parë. Kur kullat po jepen, kur 170 leje po jepen dhe cash-i nga bankat mungon, mendja të shkon se po flitet për flukse parash informale. Hajde po e pranojmë edhe këtë, mbyllëm sytë për kaq vite për ekonominë kriminale. Po cfarë po bëhet? Pasi kemi bërë krimin e parë, të cashit të parave informale, në vend që këtë ta drejtonim në një ekonomi të shëndoshë, po e bëjmë me ndërtimin e kullave në Tiranë, ku fitimi për qeveritarët është i shpejt. Këto janë fryti i një deliri fluturak të pushtetit, për të lënë Edi Rama dhe Erion Veliaj gjurmët e tyre.”

Bushati është shprehur se fakti që banka nuk po japin para, do të thotë se do të përdoren paratë e krimit, por edhe këto para nuk do të ndihmojnë ekonominë.

“Fakti që bankat nuk japin para dhe këtu do futen paratë kriminale, është krimi i parë. Krimi i dytë është që edhe kjo do çohet dëm, sepse nuk do rimëkëmbet ekonomia. Prandaj ky është një krim i disafishtë shtetëror që po bën Edi Rama dhe Erion Veliaj.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here