Shën Valentini në Las Vegas leje martesash në aeroport

0
138

Për ata që janë në nxitim për t’u martuar dhe kërkojnë mënyra për të përshpejtuar procedurat e lodhshme dhe burokratike që kërkon ky proces, në Las Vegas, sidomos me rastin e Shën Valentinit, ata që janë të interesuar mund të marrin leje martese ndërkohë që ndodhen në aeroport, në pritje për të tërhequr bagazhet.

Las Vegasi është një ndër destiancionet e preferuara për ditën e Shën Valentinit si edhe për ceremonitë martesore, ndaj autoritetet që merren me çështjet e martesave kanë hapur një agjensi provizore në aeroportin “McCarran”. Të shtunën përpara Shën Valentinit, kjo zyrë ka pasur fluks çiftesh.

Stefani, e cila po udhëtonte nga Dallas të Teksasit, për t’u martuar në qarkun ‘’Kisa’’, shprehet: “Jam shumë e lumtur për këtë shërbim, pasi është shumë stresuese kur mbërrin në aeroport dhe më pas të duhet të shkosh në zyrën e qarkut për të ndenjur në pritje. Procesi është i shpejtë dhe praktik. Kursehet kohë!”

Kjo agjenci e përkohshme pritet të funksionojë deri më 17 shkurt. Lejet e martesave lëshohen në këmbim të  77 dollarëve amerikanë, siç zbatohet kudo në Las Vegas, duke përfshirë Kanabis Chapel, Elvis Chapel, Chapel në Clouds, Viva Las Vegas Wedding Chapel.

Industria e dasmave në SHBA fiton më shumë se dy miliardë dollarë në vit dhe në qarkun ‘’Clark”, specifikisht, ka lëshuar rreth 80.000 leje martesore në vit, më shumë se çdo qark tjetër amerikan. Gati 1.500 prej tyre lëshohen për Ditën e Shën Valentinit.

Dita e sotme, Shën Valentini, pritet të jetë dita e martesave të shumta në Amerikë, për arsye se është përpara fundjavës por edhe sepse rastis të jetë dy ditë para Vitit të Ri kinez.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here