Panariti i shkruan ‘specialistit të patates’: Rama, ndali tenderat me produkt importi, ndihmo fermerët vendas

0
128

Edi Rama sot është shfaqur në Universitetin Bujqësor edhe si “specialist i patates”. Me një të rënë të lapsit ai ju dha si si zgjidhje fermerëve të Korçës që po protestojnë për kalbjen e prodhimit të patates pak a shumë, se “mirë ju bëhet që ju kalbet prodhimi, mos mbillni patate, po pemë frutore”.

Por nuk është I të njëjtit mendim ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili ka reaguar ndaj deklaratave të Ramës “për çështjen e patateve” në takimin me studentët e Universitetit Bujqësor.

Deputeti i LSI, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, thotë, se qeveria mund dhe duhet t’u blejë patatet fermerëve.

“Në vend të tenderave për furnizim me patate importi të spitaleve, ushtrisë, qendrave sociale, mencave, le t’u blejë atyre për këtë qëllim pa hezitim prodhimin e tyre vendas. A e bën dot? Kështu ajo tregon dhembshuri për prodhuesit vendas dhe balancon sadopak presionin asfiksues dhe diskriminues te importeve. Kjo po do të ishte politike mbështetëse nxitëse dhe patriote”, shkruan Panariti.

Ish-ministri i Bujqësisë shprehet se pamundësia për të shitur këtë produkt, lidhet me barrierat që hasen për ta eksportuar jashtë vendit.

“Për fat të keq patatja dhe jo vetëm ajo, lëviz vetëm në një drejtim, nga jashtë brenda dhe a e dini pse? Sepse patatja jonë edhe pse shumë cilësore nuk certifikohet. Nuk certifikohet edhe ngaqë shërbimi i mbrojtjes së bimëve tashmë rudimentar do të kthehet në inekzistent me shkrirjen e Drejtorive të Bujqësisë. Nuk licencohet sepse në nivel qendror ky shërbim është në vdekje klinike”,shton Panariti.

Kryeministrit ju ishte drejtuar më herët fermerëve të kultivimit të patateve, se nuk duhet të ankohen për mosshitjen për shkak se patatja e bardhë është më pak e preferuar dhe del në një kohë kur ka konkurrencë në treg. Rama shtoi se në vend që t’i ankohen shtetit dhe t’i kërkojnë t’u blejë prodhimin, fermerët duhet t’i drejtohen mbjelljes së pemëve frutore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here