Mister/ Zbulohet më në fund misteri i ‘Mumjes që ulërin’

0
386

Identiteti i mumjes me shprehjen e agonisë së përjetësuar në vdekje e të ngurtësuar në fytyrën e saj i ka bërë kureshtarë arkeologët për më shumë sesa një shekull, pasi trupi i balsamosur u zbulua për herë të parë në tempujt e vdekjes në Deir el-Bahariut të Egjiptit.

Ekspertët thonë se, e ashtuquajtura “mumja që ulërin” është ruajtur në një mënyrë që nuk ishte parë kurrë ndonjëherë më përpara. Gjymtyrët ishin të lidhura me lëkurë dhe trupi i mbështjelle me lëkurë dashi, gjë që tregon se personi ishte konsideruar “i papastër”. Goja pastaj u la e hapur sikur të ishte helmuar.

Por pas vitesh të tëra spekulimesh, hulumtimet e fundit tregojnë se mumja i përket djalit të turpëruar të Ramses III, i cili komplotoi për të vrarë babanë e tij dhe u dënua me varje.

Trupi i balsamosur, apo “Njeriu i panjohur E” siç e quajnë ndryshe, tani është shfaqur për të parën herë në Muzeun e Kajros. Kur u zbulua në vitin 1886, ekspertët dyshuan gjatë se njeriu me fytyrën e tmerruar kishte ndërruar jetë prej një helmi, por analizat e mëvonshme në vitet e fundit treguan se ky nuk ishte rasti dhe shenjat në fyt dëshmonin qartë vdekjen në litar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here