Letra nga bota tjetër/ Enveri i shkruan Ramës: Po me pataten ç’pate biri im!

0

Shqetësimet e hallet që e kanë zënë kryeministrin po prekin thellë edhe “atin shpirtëror” të cilit nuk po i gjen shpirti rahat atje ku ndodhet. Me një shqetësim të thellë për hallet që e kanë zënë së fundmi “Lartgjatësinë e tij”, Enver Hoxha ju drejtua nga bota tjetër me një letër për “pasuesin e denjë”. Në këtë letër ai nuk nguroi të shprehte edhe kritikën për “punën e patates”, ku sot Kryeministri u kërkoi korçarëve që mos mbillin më patate pasi kampion të këtij “sporti” ishin Kukësi e Divjaka.

Loading...

Letra

Të dëgjova sot me vëmendje o biri im. Deri më tani ke ecur me përpikmëri sipas mësimeve të partisë dhe porositë e mia i ke zbatuar një më një. Por sot së pari duhet të them se më mërzite shumë. Si duket e paske harruar thirrjen time drejtuar popullit në ditët e vështira, pasi na tradhëtuan revizionistët kinezë ( që tëmën e sëmës ç’mu desh që u mora me to) dhe unë atëherë i thashë popullit të mbillte patata. Shokët e partisë më mbështetën në këtë ide brillante që ë nxorri mendja ime pjellore pasi dihet që : “patatja është edhe bukë edhe gjellë”. Vetëm përmes patates ne biri im mundësuam të kalonim krizën e rëndë që na polli në vend. “Edhe bar do hamë” dhe nuk do ta tradhëtojmë marksizëm-leninizmin”- nuk besoj e ke harruar këtë “pasardhësi im i denjë”. Megjithatë sot biri im, me llomotijet e tua tek fshatarët e Korçës ( të dalluar gjithnjë për besimin e palëkundur në parti) u the se patatja nuk duhet të mbidhet dhe se duhet zëvendësuar me mollën. Ky është një gabim i rëndë ideollogjik biri im. Duhet ta tërheqësh deklaratën e t’u kërkosh të falur fshatarëve tanë heroikë, të cilët nga koha ime e deri më sot, zbatojnë me përpikmëri porositë  e partisë.

Por në këtë letër që po të shkruaj nuk mund të mos të shpreh vlerësimet e mia më të larta biri im për deklaratat që mbajte me pedagogët, sidomos kur the “do pres koka”. Ashtu të lumtë biri im, ata na tradhëtuan edhe atëherë, së bashku me artistët, dhe hakun duhet t’ja marrësh një më një. Mos i lër të ngrenë kokë, se pastaj bëhen të rrezikshëm ata. Bjeri kokës dhe si gjithnjë “ partia para e populli pas”…. Ah dhe një gjë të fundit, mos më harro “armiqtë e popullit”, se tani që ke në dorë edhe shpatën e drejtësisë ke dorë të lirë me godit imperialistët…

Rroftë “Rilindja”- I Juaji Ever Hoxha

 

*Rubrika “Pikante” i trajton zhvillimet e ditës me pakëz sarkazëm, ironi dhe nota humori

Loading...

Lini nje pergjigje