Ja si i klonoi 1 mijë karta krediti hakeri nga Fieri

0
245

Mbi 1 mijë karta krediti ka arritur të klonojë në vendin tonë hakeri fierak Aldo Ymeraj, i vënë në pranga dy ditë më parë. Grupi hetimor thekson se 25-vjeçari ka arritur t’i bëjë qytetarëve dhe biznesmenëve një dëm prej 1.5 milionë euro, nëpërmjet transaksioneve bankare dhe blerjet online.

Hakeri më i famshëm shqiptar Aldo Ymeraj që kërkohet me ngulm të ekstradohet drejt SHBA-s kishte arritur të shtrinte aktivitetin e tij kriminal në fushën e kibernetikër edhe në vendin tonë.

Grupi hetimor jep detaje lidhur me nurmin e kartave të kreditit si edhe ato të debitit të dubluara nga 25-vjeçari fierak. Në periudhën 2016-2017, Ymeraj kishte arritur nëpërmjet pajisjes “Skimmer”të klononte në shqipëri rreth 1000 karta, llogari bankare si edhe transnksione on line.

Gjithashtu shuma që kanë arritur të përfitjnë në këtë mënyrë të kundraligjshme, sipas denoncimeve të qytetarëve dhe biznesmenëve është rreth 1.5 milion euro. Kjo vlerë monetare sipas grupit hetimor nuk është përfituar e gjitha në para kesh. Hakerat bënin transferime të mallrave dhe llogarive bankare tek anëtarët e tjerë të grupit, duke i shitur on line me çmim disa herë më të lire se sa vlera reale e tyre në treg.

Nga hetimet e deri tanishme, pohojnë se Ymeraj ka pasur bashkëpunëtor 3 persona nga kosova e dy të tjerë nga Bullgaria. Këta të fundit u prangosën në tetor në vendin tonë pas, shumë denoncimeve të nënpunësve shqiptar, pasi llogaritë e tyre ishin të boshatisura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here