Bayern- Rodrigues/ Ja vendimi i ekipit gjerman

0

Bayern Munich është i kënaqur me paraqitjet e James Rodriguezit këtë sezon dhe do të blejë kartonin e tij verën e ardhshme.

Mesfushori kolumbian është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayernit këtë sezon, sidomos që prej ardhjes së trajnerit Jupp Heynckes.

Sipas “Sport Bild”, Bayerni është i kënaqur me kolumbianin dhe do të shfrytëzojnë opsionin për transferimin e tij.

James është i huazuar në Munich deri në vitin 2019, me mundësi blerjeje për 45 milionë euro.

Bavarezët do të paguajnë vetëm 35.2 milionë euro, pasi do të marrin përsipër edhe pagën e lojtarit, që është tetë milionë euro.

Lini nje pergjigje