Trajneri zbulon gjithçka: Neymar tek Reali, kurse Ronaldo…

0

Ish-lojtari i Real Madridit, Guti dëshiron të shohë Neymarin të luajë me fanellën e “Los Blancos”.

Guti i cili është trajner i të rinjve në Real nuk është i sigurt se dëshiron ta shohë Neymarin duke e zëvendësuar Ronaldon, në fakt ai i do të dytë të luajnë për “Los Blancos”.

“Neymar është ndryshe. Ai është në mesin e tre futbollistëve më të mirë në botë. Çfarë duam është t’i shohim më të mirët në botë. Pra, çfarë dua të shoh është Neymar dhe Ronaldo të veshur bardh”, ka thënë Guti.

Kujtojmë që Neymar u largua nga Barcelona për Paris Saint-Germainin për një shumë rekord në vlerë 222 milionë euro vitin e kaluar, por ylli brazilian po përflitet për një transferim të mundshëm tek Reali i Madridit.

Lini nje pergjigje