Tjetër goditje për Ramën, ja vendimi i marrë nga Ukraina

0
504

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili është deportuar nga Ukraina në Poloni. Shërbimi kufitar ukrainas u shpreh se 50-vjeçari Saakashvili po qëndronte në Ukrainë ilegalisht dhe prandaj u kthye në vendin nga i cili kishte ardhur.

Për avokatin e ish-presidentit të Gjeorgjisë, ky deportim duhet të konsiderohet “rrëmbim”. Saakashvili mori nënshtetësinë ukrainase në 2015, por në korrik të vitit të kaluar autoritetet e Ukrainës ia hoqën nënshtetësinë dhe aktualisht konsiderohet pa shtetësi.

Në Ukrainë ai tentoi të marrë në dorë frenat e opozitës, por shumë shpejt lëvizja e iniciuar prej tij u shtyp, ndërsa Saakashvili u burgos pas një demonstrate të dhunshme në Kiev kundër presidentit Poroshenko. Saakashvili gjithashtu kërkohet nga Gjeorgjia për akuza kriminale, të cilat ai deklaron se janë të motivuara politikisht. I njohur shkurt si “Misha”, ish-presidenti është një kundërshtar i njohur të politikave të presidentit rus, Vladimir Putin.

Mikheil Saakashvili ka qenë edhe kryetar bashkie në një qytet në Ukrainë. Ky është një rast i paprecedent, ku një president i një vendi, të bëhet kryebashkiak tek një vend tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here