Teatri Kombëtar/ Ja qëllimet e fshehta të Edi Ramës

0

Analisti Fatos Lubonja ka zbuluar qëllimet e fshehta të Kryeministrit Edi Rama në lidhje me godinën ku ndodhet sot Teatri Kombëtar. Lubonja ka deklaruar se i vetmi qëllim i fshehtë është ai i ndërtimeve aty, është rritja e shifrës së tenderave me të cilët vjedhin.

Loading...

I pranishëm në studion e Neës 24, Lubonja tha se Qeveria Rama po bën gjëra të reja për të fituar para, duke shtuar se projekti për prishjen e Teatrit Kombëtar është folur që kur Edi Rama ka qenë ministër i Kulturës.

Në vijim analisti tha se Kryeministri edhe  më herët thoshte se godina e Teatrit Kombëtar është e parikuperueshme, sepse Edi Rama do beton dhe beton për të do të thotë para investime.

“Unë kam një kohë të gjatë që e njoh këtë problem. Nuk është hera e parë që flitet për prishjen e teatrit, ka qenë një projekt i hershëm teatrit, qysh kur ishte ministër kulture Rama ka dashur luajë. Ne kemi qenë kundër atëherë, unë kam qenë edhe këshilltar në atë kohë. Pastaj ka pasur  një projekt tjetër, kur ishte kryetar Bashkie që donte të prishte  teatrin që është një trashëgimi kulturore e Shqipërisë. Dikush mund të thotë  që është një ndërtesë e dobët. Është e dobët por është një ndërtesë me arkitekturën e vet, me historinë e vet që edhe po u rikonstrukturua duhet të rrijë ashtu siç është.

Atje ku u prish një urë osmane, karakteristike. Shqipëria që ndërton gjithë këto pallate, që ka kaq shumë  beton ka kaq shumë gurë nuk ka mundësi ta bëjë ashtu atë?! Pse? Sepse ata duan ta bëjnë jo “Ashtu siç ishte ku ishte”, por duan të bëjnë një gjë të re që të fitojnë para. Ta shtojnë sa më shumë atë shifrën e tenderave me të cilat vjedhin. Plus fut edhe ndonjë dëlir të kryeministrit për kullat. Dhe të gjitha këto bashkë kanë sjellë këtë katrahurë që jemi ne sot”, deklaroi Lubonja.

Loading...

Lini nje pergjigje