Marselo: Nejmar një ditë mund të luajë me Realin!

0

Mbrojtësi i i Realit të Madridit, Marselo në konferencën para ndeshjes ndaj PSG-së është shprehur se do të ishte gabim i madh nëse ekipi i tij do të luante për të ndalur vetëm Nejmarin.

Loading...

“Nuk kam thënë se ai do të luajë në Madrid, por që mund ta bëjë një ditë. Kam folur me të, por jo për futbollin. Nuk duhet të përqendrohemi vetëm te Nejmar, pasi ekipi është më i rëndësishëm. Ne e dimë se çfarë do të bëjmë, dhe nuk është se do mendojmë vetëm për Nejmarin.

Kemi pasur kohë për ta përgatitur këtë ndeshje, do të jetë e vështirë. Të dyja skuadrat do të kenë presion, por ne do të përpiqemi që të bëjmë punën tonë. Do të jetë një ndeshje e hapur, me të dyja skuadrat që do të sulmojnë. Goli do të jetë i rëndësishëm, por nuk do të vendosë të dyja ndeshjet”, ka thënë Marselo në daljen për mediat.

Loading...

Lini nje pergjigje