Koncensionet e 2018-ës, zbardhen 8 kontratat që do të kushtojnë 9.4 miliardë lekë

0
284

Tetë kontrata koncensionare do të financohen këtë vit nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave të Open Data Albania, që bazohen tek buxheti i shtetit 2018, janë tetë kontrata ekzistuese koncesionare apo PPP që marrin mbështetje buxhetore, ndërkohë që gjatë 2018 pritet të startojnë edhe tre kontrata të reja, me mbështetje si financim i drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit.

Kosto vjetore e përllogaritur për vitin 2018 për këto tetë koncesione apo PPP, që financohen direkt nga buxheti i shtetit, është 9.4 miliardë lekë. Ministritë e linjës që janë lidhur këto kontrata janë: Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale; Ministra e Infrastrukturës dhe e Energjisë; Ministria e Financave dhe Ekonomisë; Ministria e Arsimit dhe Bashkia Tiranë”, theksohen Open Data Albania.

Koncensionet e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka katër kontrata të lidhura. Kosto për vitin 2018 e koncesioneve në shëndetësi përllogariten 3.9 miliardë lekë. Kostot e koncesioneve në Shëndetësi kanë peshën më të lartë ndaj totalit të kontratave me mbështetje buxhetore, me 42.2 për qind të totalit të kostove.

Kontrata janë: 

Ofrimi i Shërbimit të Kontrollit Bazë (Check-Up);

Shërbimi i Hemodializës; Ofrimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimi i mbetjeve biologjike dhe dezinfektimi i sallave kirurgjikale; dhe Ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore.

Koncensionet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Koncesionet e lidhura nëpërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të kenë një kosto vjetore në 2018-n prej 2.7 miliardë lekë apo 30 për qind e totalit të kostove të koncesioneve me mbështetje buxhetore.

Koncesionet e lidhura me këtë linjë ministrie janë: Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane të qarkut Elbasan; Për ndërtimin e administrimin e Impjantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë; Ndertimi dhe Operimi i Rruges se Arbrit; Ndërtimi, përmirësimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e Autostradës Milot-Morinë; Ndërtimi, Operimi dhe Transferimi (BOT) HEC mbi lumin Devoll, rimbursimi i ndërtimit të rrugëve zëvendësuese.

Koncensione të tjera

Sipas Open Data Albania, Bashkia Tiranë në bashkëpunim me dy ministri linje, atë Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Ministrinë e Arsimit ka lidhur dy kontrata koncesionare: Inceneratori i Tiranës dhe Ndërtimi i Shkollave në Arsimin Parauniversitar në Bashkinë e Tiranës.

Koncesioni i fundit me mbështetje buxhetore është Shërbimi i Skanimit në Dogana, njohur gjatë si PPP për Financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë. Marrëveshja koncesionare zbatohet nga shoqëria S2 Albania. Ky koncesion do të kushtojë në 2018-n rreth 1.6 miliardë lekë. Kontrata ka një kohëzgjatje prej 15 vjetësh për periudhën 2014-2029. Në total vlera e kontratës është 27.6 miliardë lekë. /economix/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here