Hapja e negociatave, Kukan mesazh Shqipërisë: Jeni të vonuar, ju duhen persona të kualifikuar

0
202

Eduart Kukan, eurodeputeti ka qenë sot në takimin e 12-të të komitetit parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, ai nuk ka kursyer vërejtjet dhe këshillat për politikën shqiptare, sa i takon çeljes së negociatave dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Kukan ka theksuar se Shqipëria është e vonuar dhe duhet të jetë më e unifikuar në qëndrimet e partive politike. Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se do të ketë momente të vështira, truke gjatë rrugës dhe se nuk do të jetë e lehtë.

Megjithatë, ai ka shtuar se duhet të keni marrëdhënie të mira me të gjitha anëtaret e BE.

“Ka një unitet nga gjitha partitë për të mirëpritur hapjen e negociatave për Shqipërinë. Kjo është inkurajuese për vendin, kjo kërkon punë më të madhe nga ana juaj, qëndrime më të unifikuar për të ardhmen për procesin e zgjerimit.

Ata që luftojnë për ju, mund të kenë argumentet të prekshme, shumë herë themi se shpresojmë për Shqipërinë, ju e meritoni, është me vonesë madje, duhet të kishit filluar me këto negociata.

Këto negociata në çdo kapitull janë shumë burokratike, të lodhshme por s’ka mënyrë tjetër, ju duhen persona të kualifikuar që do përbëjnë ekip të fuqishëm, të jeni të gatshëm për të ndjekur argumentet që keni dhënë dhe për të treguar që e meritoni këtë situatë.

Do ketë momente të vështira, do ketë edhe truke rrugës, s’do jetë aq e lehtë. Mos kërkoni vetëm kompromise, të dy partnerët duhet të jenë të kënaqur për negociata. Në radhë të parë duhet të ndjekim Këshillin, se ai merr vendimet. Siç është thënë, çdo shtet anëtar mund ta prishë këtë vendimmarrje, mjafton një vend ta hedhë poshtë.

Duhet të keni marrëdhënie të mira me të gjitha anëtaret e BE. Ju duhen miq, të keni ambasador të mirë në Bruksel”, – u shpreh Kukan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here