Berisha: Ja çfarë më tha Presidenti Bush në zyrën time

0
236

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kujtuar detaje nga takimi që zhvilloi në Tiranë me Presidentin amerikan Xhorxh Ë. Bush. “Bush mu drejtua haptaz duke më thënë si mendon, kur mendon ti për pavarësinë e Kosovës. Unë i thashë se vetëm pavarësia është zgjidhja dhe ja shpjegova. Pastaj mu kthye dhe më tha: kur thua ti’ Kur më tha kur thua ti, ç’është e vërteta anëtarët e delegacionit të tij u shtangën dhe po më shihnin….”, tha Berisha në emisionin “Përballje”.

Dëshironi të ndani ndonjë moment memorie apo kujtese nga 17 shkurti i vitit 2008. Ka qënë data që u shpall pavarësia e Kosovës por ka qënë një proces i tërë i paraprirë që bëri të mundur që të mbërrihej në këtë pikë

Momenti që dua të ndalem ishte vizita e presidentit Bush dhe takimi me të në zyrën time, në të cilën ai, në prani të delegacionit tonë dhe delagacionit të tyre më kërkon ti thoja cilat ishin mendimet e mia mbi Kosovën dhe rajonin.

Më falni t’ju ndërpresë. Edhe gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me babain e Xhorxh Bush e njëjta bisedë është bërë në mos gaboj në lidhje me dinamikën e rajonit.

Gjatë takimit me babain e Xhorxh Bush biseda është filluar jo me Shqipërinë por me Kosovën. Ai mori një atlas ku u ul dhe pastaj më tha më fol pak tani për Kosovës dhe hapi atlasin dhe gjeti Kosovën në hartë.

Po me presidentin Bush gjatë takimit në Tiranë në 2007?

Bush mu drejtua haptaz duke më thënë si mendon, kur mendon ti për pavarësinë e Kosovës. Unë i thashë se vetëm pavarësia është zgjidhja dhe ja shpjegova. Pastaj mu kthye dhe më tha: kur thua ti’ Kur më tha kur thua ti, ç’është e vërteta anëtarët e delegacionit të tij u shtangën dhe po më shihnin….

Lidhur me problemin me Rusinë?

Jo me Rusinë e kishin zgjidhur ata. I kishte thënë në Berlin “Vladimir, Kosova do bëhet e pavarur, e kuptoj që ti sdo por Kosova do bëhet.” Por ai më pyet dhe më thotë kur. Ata menduan se unë do i thoja pas dy javësh dhe ra një heshtje e madhe. Unë i them: Zoti president, meqë ju e keni ndarë mëndjen unë u them që të merrni gjithë kohën që ju duhet për të arritur në një ujdi sa më të madhe të mundshme me partnerët sepse pjesën tjetër, pra udhëheqjen e Kosovës ata me këtë do jenë jashtëzakonisht mirënjohës kur t’i informojë, dhe ai më tha do ti informosh sa më shpejt. Ai e tha pastaj dhe në konferencë shtypi.

Të nesërmen keni shkuar në Kukës..

Po shkova në Kukës dhe ja u përcolla gjithë bisedën. Para kësaj, pati një lëkundje shumë të madhe, përveç Britanisë së Madhe, të fuqive të tjera europiane. Në mënyrë që edhe sot nuk kam arritur të gjej të të vërtetën. Por nëse në fundin e vitit 2004 e fillim 2005 kishte arritur një ujdi për pavarësi, dhe unë në opozitë por ama përfaqësues ndër më të rëndësishmit më kishin thënë që është e drejtë pavarësia dhe ne do të qëndrojmë, pastaj pati ndryshim shumë të madh përveç Britanisë së Madhe. A ishte kjo një influencë e fuqive Ruse, a ishte kjo një influencë e fuqishme e këtyre vendeve të BE që nuk kanë njohur Kosovën, nuk e kam marrë vesh qarte por pati një rënie dhe filluan neve në pushtet në 2005, të na thonë që nuk ka pavarësi. Dhe ne thonim fjalët tona që ska zgjidhje pa pavarësi. Britanikët qëndruan. Pastaj Frank Uisner, një diplomat i jashtëzakonshëm, që shqiptarët i mbeten atij mirënjohës përjetë përsa i përket pavarësisë dhe në fakt ai nuk u lëkund kurrë nga ideja e pavarësisë. Ahtisari kishte botuar projektin. Projekti Ahtisarit ishte pranuar nga këta që tani po lekundeshin shumë.

Si e shikoni Shqipërinë dhe Kosovën në 10 vitet e ardhshme, pra në 2018?

Në 2028 Shqipërinë dhe Kosovën i shoh shumë më të bashkuara se tani, kam besim që hekurudha do bëhet, kam besim që doganat do të hiqen. Kosva tani ka ekonominëmë vibrante në rajon, ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon. shqiptarët do çlirohen nga kjo qeveri e cila është një lloj problemi shumë i madh qoftë në marrëdhënie me Kosovën qoftë në problemet e brendshme të zhvillimit. Kështuqë unë i shoh të shkëlqyera marrëdhëniet pas 10 vitesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here