Apeli për trupën akademike: Tregojani vendin njeriut që kërkon të poshtërojë inteligjencën shqiptare!

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar “një akt të pashembullt përçmimi dhe poshtërimi” nga kryeministri Edi Rama, bllokimin e pagave për trupën akademike të universiteteve publike. Ai gjykon se ky është një akt hakmarrjeje nga Rama, i cili, pasi nuk arriti që të emëronte në krye të tyre, të vetët, po insiston për t’i shkatërruar për llogari të universiteteve private të klientelës.

“Bllokimi i rrogave të trupës akademike të universiteteve publike, – shprehet Berisha në Fb, – është akt i pashembullt përçmimi dhe poshtërimi ndaj tyre! Në strategjine e tij të shkaterrimit të universiteteve publike për llogari të universiteteve private, Edvin Kristaq Rama, në një akt të pashembullt e banditesk të mirëfilltë, ka urdhëruar Thesarin të mos i lëvrojë fondin e pagave, trupës akademike të universiteteve publike të vendit.

Ky është një akt i pashembullt në historinë e universiteteve publike, me të cilin Edi Rama, duke abuzuar me pushtetin ekzekutiv, përçmon e poshtëron dhe nënshtron asistentët, pedagogët, profesorët e universiteteve publike.

Me këtë akt prej hakmarrësi të verbër, ai tregon vendosmërinë e tij për t’i shkatërruar përfundimisht këto universitete për llogari të universiteteve private të klientelës dhe për faktin se ai dështoi në emërimin në krye të tyre me “shullazët” e tij, personat që ai dëshironte.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar, hakmarrës, primitiv, u bëj thirrje asistentëve, pedagogëve, profesorëve të universitetit:  ngrihuni si intelektualë mbi konformizmin tuaj të rrezikshëm për ju, studentët dhe vendin dhe, me një lëvizje të fuqishme proteste, t’i tregoni vendin njeriut që kërkon t’u poshtërojë ju dhe mbarë inteligjencën shqiptare!”

Lini nje pergjigje