FOTO/ Vlorë, gjendet një makinë në det dhe kanabis në një gomone

0
178

Një makinë tip fuoristradë është gjetur brenda në det mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit të Vjetër. Makina është me targa italiane BG 64 3GX.

Nga hetimet e para dyshohet se makina ngeci në det në momentin që po transportonte për në breg një gomone me karel. Për të vërtetuar dyshimet, pak metra larg makinës që është zhytur në det është gjetur një gomone rreth 8 metra e gjatë.

Mjeti është gjetur 1 km larg makinës, afër Petroliferës. Nga kontrolli, brenda në gomone është gjetur një sasi lënde narkotike, kanabis. Makina ndodhet pak metra larg bregut, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për ta nxjerrë për të nisur hetimet dhe zbuluar autorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here