Standard.al

PD: Komision hetimor për Tahirin

0

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike pritet të miratojë në mbledhjen e mesditës kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor, që do të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i Saimir Tahirit.

Komisioni hetimor “Tahiri” do të ketë si objekt disa çështje, por tre më kryesoret janë:

Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit.

Veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidinin e prokurorisë për të hëtuar Tahirin në mënyrë të pavarur.

Ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish ministrin e brendshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.