Ronaldo: PSG ka lojtarë të jashtëzakonshëm, ja si do ta mundim

0
141

Lenia jashtë Kupës së Mbretit dhe titullit të Sanjës nuk ia kanë humbur shpresat lojtarit më të mirë të vitit, Cristiano Ronaldos.

Ai në një intervistë për “Goal.com” ka folur për ndeshjen e ardhshme ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, ku tregon mënyrën si madrilenët mund të kalojnë në çerekfinale.

“Ne do të luajmë kundër një skuadre të madhe me lojtarë të jashtëzakonshëm, të cilën e respektojmë”, u shpreh Ronaldo kur pranoi çmimin e lojtarit të vitit 2017 nga “Goal.com”.

“Por, ne kemi treguar se Real Madrid ka skuadër të fortë dhe grup të bashkuar, me shumë përvojë në këtë garë”, vazhdoi ai.

“Ne e dimë se duhet të jemi shumë të fokusuar dhe të luajmë dy ndeshje të mira për të vazhduar përpara në Ligën e Kampionëve”, tha në fund Ronaldo.

Real Madrid dhe PSG do të takohen këtë të mërkurë në orën 20:45 në “Santiago Bernabeu.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here