Ndërpritet vetingu për ish-anëtarin e Kushtetueses, zbuloni arsyet

0
153

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj nuk do t’i nënshtrohet procesit të Vettingut, pasi ka dhënë dorëheqjen dy javë më parë  si dhe i kërkoi Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të ndërpriste procesin e rivlerësimit ndaj tij. KPK ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), pasi mori dijeni për vendimin nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 14, datë 06.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj.

Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në respektim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here