Lindja e Mesme, Trump: Ata nuk duan paqe

0
145

Presidenti amerikan Donald Trump tha se kolonitë izraelite e komplikojnë procesin e paqes me palestinezët, ndërsa kërkoi kujdes për këtë çështje.

Në një intervistë për një gazetë izraelite, Trump tha se nuk beson që palestinezët, e mbase as izraelitët, janë gati për të bërë paqe. Presidenti Trump zemëroi palestinezët dhjetorin e shkuar kur njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, madje kërcënoi edhe me ndërprerje të ndihmës për palestinezët nëse nuk kthehen në tryezën e bisedimeve.

Komentet e fundit të liderit amerikan u bënë në një intervistë për gazetën “Yisrael Hayom”. I pyetur se kur do të prezantojë planin e tij të paqes, Trump tha se do të presë e të shohë se ç’do të ndodhë.

“Aktualisht, palestinezët nuk duan paqe. Thjesht nuk duan. Nuk jam i sigurt për Izraelin nëse do paqe apo jo, prandaj të presim”, deklaroi Trump.

Në kuadër të kolonive, Trump tha se ato do të diskutohen si një pengesë që ka komplikuar procesin e paqes dhe Izraeli duhet të ketë kujdes me to. Trump në intervistë gjithashtu mbrojti sërish njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit dhe tha se kjo ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme gjatë vitit të tij të parë në detyrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here