Klithma e Tiranës tjetër…

0

*Nga Kreshnik Collaku

Ndersa cdo dite propoganda e Bashkise Tirane perpiqet tu paraqese nje realitet virtual qytetareve,nje Tirane me ngjyra shkelqim e gjelberim…ajo Tirana tjeter lengon nga keqqeverisja.

Tirana me rruge te cara e plot gropa,Tirana qe permbytet,Tirana e mbytur ne taksa e abuzime,Tirana pre e oligarkeve,Tirana mes ndotjes,Tirana mes varferise eshte me goje mbyllur.

Klithmat e Tiranes tjeter mbyten nga nje aleance mes pushtetit medias korrupsionit…ne Tirane kjo aleance shpesh here ka triumfuar.

Sot ne Tirane u shemb tavani i nje shkolle.
Nje mesuese u plagos rende. Mund te ishin rrezikuar jetet e femijeve. Tavani u rrezua ne kulmin e telenoveles bashkiake te rikonstruksionit te kopshteve e shkollave,tavani u shemb dhe jetet e njerezve u rrezikuan.

Tavani vjen andej nga Tirana tjeter,per te cilen propoganda nuk pyet ,mediat e blera e injorojne,oligarket bezdisen.

Por Tirana tjeter eshte aty.

Tavani i shkolles Osman Myderizi sot theu kristalin e propogandes se Bashkise Tirane.
Mbase ne kete ore jane duke u telefonuar drejtoret e lajmeve,ata me licenca e dyqane,ata me dhurata te shtrenja ne duar..po telefonohen per ta mbytur e censuruar skandalin aq sa mundin,deri sa te harroet..

Por edhe nese tavani i Osman Myderizit do te injorohet,nese so te fshihet nga lajmet ,do ti iket llogaridhenes per te vazhduar telenovelen bashkiake te Tiranes qe shkelqen…ajo Tirana tjeter,ajo qe lengon eshte shume e madhe…dhe shpejt klithma te munduarve dhe te abuzarve do te beje te bien shume gjera ne kete qytet,klithma e njerezve te keqqeverisur do te beje te bjere tavani i ketij realiteti fallco e kur te bjere ai tavan ..,mjere ata qe do te zere brenda.

 

Lini nje pergjigje