Dritë-hije mbi tregjet botërore në një javë të vështirë

0

Tregjet kanë hyrë në atë fazë që në zhargon e quajmë “korrigjim”. 2018 nisi me goditje për të gjitha të dhënat e Wall Street (dhe në Europë për Dax 30 gjerman) që kanë përditësuar kulme  maksimale pozitive historike. Por nga 25 janari drejtimi i erës ndryshoi menjëherë. Ajo që turbulloi situatën , ishin të dhënat për pagat në USA, që u rritën më shumë se parashikimi. Një lajm i mirë ekziston në fakt, – duke ushqyer pritshmëritë për një inflacion të papritur – rezultoi se ishte ai fitili që ndezi fazën aktuale të shitjeve. Që prej atëherë, mes uljeve dhe ngritjeve, kapitali i Bursave globale ka rënë afërsisht në 6 mijë miliardë, duke shkuar në 81 mijë miliardë. Ndërsa kapitali i obligacioneve ka humbur 1.000 të tjera. Në total vlera shkon afërsisht 7 mijë miliardë.

E përkthyer në terma përqindjeje Wall Street ka humbur 9%, Piazza Affari 6% dhe Frankfurti 8%, Shangai 11% dhe Tokyo 10%. Jemi larg prej kufirit të-20% i cili përfaqëson – në bindjen e operatorëve dhe pak a shumë në statistika – nivelin përtej të cilit rënia transformohet në “korrigjim teknik” në një lloj mënyre “shit e zhduku”. Analistët për momentin nuk janë të bindur për këtë skenar të shëmtuar. Banka gjermane shpjegon se “pas fillimit të fort të vitit të tregjeve aksionere ndërkombëtare, korrigjimi i pritur prej kohësh erdhi në një mënyrë të papritur.”

Indeksi i Paqëndrueshmërisë mbetet ende mbi mesataren. Indeksi Vix që e mat (i njohur edhe si indeksi i frikës) është në kuotën 32, larg nga 80  periudha e  plasjes të vëllezërve Lehman (2008) por gjithashtu shumë larg nga nivelet – mes 10 e 15 pikë që tregojnë –një klimë financiare të qetë. Lajmi i mirë mbi rritjen e pagave në  USA rezutoi një lajm i keq për tregjet duke pasqyruar imazhin e një bote financiare cinike paradoksalisht armiqësore ndaj lajmeve që në fakt duhet të ndodhë e kundërta ,  njerëzit duhet të gëzohen (për rritjen e pagave). Pas kësaj algoritmet financiare – që sot futin hundët në 60% të shkëmbimeve – kanë bërë pjesën e tyre që ta kthejnë më të dhunshme fazën e korrektimit (Wall Street që humb 9%  në pak më shumë se një javë është një fenomen vërtet i rrallë në shekullin e fundit).

Megjithatë të dhënat kryesore mbeten të mira. Këtë vit vetëm 6 vende nga 206 do tu duhet të mbyllin bilancin me humbje, një rekord absolut prej dekadash. Përballë një ekonomie që rritet është e vështirë të presësh një kasaphanë financiare sepse pas ulje-ngritjesh arrin një pikë që gjithçka shkon në vendin e duhur. Por çfarë është vënë re në tregje në këto 10 ditë të çmendura ka lënë shenjë. Investitorët, prej nëntë vitesh performance në rritje, befas hyn në një klimë tensioni dhe pasigurie. Shumëkush e di tani që kohët e bukura – ku gjithçka rritet pa shumë mundim – kanë mbaruar. Për tu kthyer atje ku ishim e për të bërë diferencën do të duhet zotësia e të zgjedhurit të titujve dhe sektorët fitues.

Perceptimi i rrezikut po ndryshon edhe mes kursimtarëve të vegjël, që prej kohësh janë përpjekur të zgjedhin investimin e duhur në një kontekst të taksave të ulta dhe aksioneve shumë të shtrenjta. Nëse në vitet e fundit të krizës në fjalorin e familjeve ka hyrë termi ‘spread’, tani  rrezikon të hyjë nëdebatin ekonomik popullor një tjetër term: paqëndrueshmëria. Në ditët në vazhdim, grafiku që do të monitorohet , do të jetë ai i Vix. Nëse nuk do të zbutet, ekziston rreziku që algoritmet të shiten. Në këtë pikë, kufiri i -20% do të mundej të afrohej nën mënyrë të rrezikshme.

Lini nje pergjigje