Rrëfehet 20-vjeçari i “Vipave të Bllokut”: Më kërcënuan dhe më kërkuan para, ja fotot e mesazheve

0
227

Disa vite më parë, një faqe në Instagram më emrin “Vipat e Bllokut” tërhoqi shumë vëmendje nga mediat dhe nga publiku. Sot faqja është një ndër më të ndjekurat, me më shumë 165 mijë ndjekës, edhe pse dy herë më parë ua kanë bllokuar, ndërsa fotot e postuara në faqe janë të personazhe të njohur shqiptar, një krahasim me fotot e vjetra ku shihen natyralë dhe atyre të viteve të fundit pas ndërhyrjeve plastike.

Por kush e kishte këtë ide dhe kush fshihet pas kësaj faqeje që “tmerron Vipat” dhe bën kurioz fansat?

Ai quhet Stiljano dhe është vetëm 20 vjeç, student për “Datebase web design”, e në një intervistë për “Panorama Online” i ka treguar të gjitha. Ai ka rrëfyer sesi i erdhi ideja për këtë faqe së bashku me një mikun e tij, i cili nuk ka preferuar që të bëhet publik, dhe si po e përjeton faktin që tani të gjithë e njohin.

“Vipat e Bllokut” ka rreth 4 vite që është hapur, si të lindi kjo ide?

Ideja ka qenë e imja dhe e një shokut tim. Ka disa faqe të tilla edhe në botë dhe thash përse të mos e hap edhe një për Vipat shqiptar, sepse ka shumë të cilët kanë bërë operacione dhe nuk e pranojnë.

Kur e hape faqen në fillim, e kishe menduar që do arrinte të mblidhte kaq shumë ndjekës?

Në fakt nuk e kam pritur edhe as nuk e kam imagjinuar që do të ndiqej dhe do të pëlqehej kaq shumë. Kur kam parë që faqja po ecte kaq mirë, jam befasuar.

Kush ka qenë personazhi i parë që i ke publikuar foton në faqe?

Ka qenë  Aurela Hoxha, Elvana Gjata, e cila ka qenë edhe personi që na e ka mbyllur dy herë këtë faqe, por ne e kemi vazhduar t’i hedhim foto dhe nuk e kemi lënë rehat. Tani kemi disa muaj që e kemi hapur për herë të tretë, dhe kem i arritur të kemi më shumë se 165 mijë ndjekës.

Ka pasur personazhe të njohur, të cilët i ke bërë pjesë të faqes duke u zbuluar operacionet plastike apo fotoshopin që përdorin në foto,  të cilët të kanë kërcënuar?

Ka pasur disa që më kanë shkruar dhe më kanë kërkuar t’u fshi fotot, por unë nuk kam pranuar. Pastaj disa të tjerë më kanë bllokuar për të mos pasur mundësi t’i “tag-oj”. Por ka pasur dhe nga ato raste kur fansat e tyre na kanë shkruar duke na ofenduar. Por kërcënime më të mëdha nuk kemi pasur.

Keni nxjerrë foto të personave që nuk kanë qenë të njohur dhe i keni publikuar tek faqja?

Po. në fillim e kemi bërë por ka qenë një periudhë shumë e shkurtër, një javore. Më pas menduam që nuk ka pse ta bëjmë dhe vendosëm të merremi vetëm me personat e famshëm.

Si i gjeni fotot?

Tani na dërgojnë edhe fansat, por vëtë ne jemi shumë aktiv në rrjetet sociale dhe kapim detaje.

Përse vendose që të dalësh dhe të tregosh se pas asaj faqeje që merret me të gjithë Vipat, je ti?

Arsyeja ishte sepse kisha dëshirë të punoja në media. S’kishte pse të fshihesha më. Mua fama më pëlqen.

A ishte dakord familja jote për këtë vendim?

Ata kanë një frikë për ndonjë kërcënim, por unë u them se nuk kanë pse të frikësohen sepse tani Vipat i kam thuajse të gjithë miq, kemi krijuar afrimitet dhe nuk do të më bëjnë diçka të keqe.

Përveç famës dhe fansave të shumtë që “Vipat e Bllokut” kanë, a ka fitime monetare?

Ka, që të jem i sinqertë… ka shumë fitim.

Ke vetëm pak ditë që ke vendosur që të dalësh publikisht, sa ka ndikuar kjo tek faqja?

Në fakt unë prita që të binte pak aktiviteti, por në fakt kam parë që na janë shtuar më shumë ndjekës. Por edhe pse dola unë, ndoshta njerëzit vazhdojnë të jenë kurioz sepse ende nuk është zbuluar admini tjetër. Ai nuk ka dëshirë që të bëhet publik, sepse e shikon që dhe mua më vijnë mesazhe që mund të më ofendojnë, dhe nuk i pëlqen.

Po Vipat, kanë reaguar pasi mësuan se në këtë faqe i ke nxjerrë ti?

Po, ka qenë Fjolla Morina e cila më ka shkruar dhe ishte habitur që isha unë ai që fshihesha pas kësaj.

A ke personazhe që ti i pëlqen dhe je fans i tyre, dhe vetëm prej këtij fakti nuk “ u nxjerr bojën”.

(Qesh) Në fakt kam disa që i pëlqej shumë. Xhensila dhe Besi janë ndër të preferuarit e mi dhe nuk i nxjerr keq. Edhe me Iva Alikon kam krijuar miqësi dhe ndoshta do t’ia falja ndonjë foto pa ja hedhur.

 Ke ndonjë personazh që nuk të pëlqen aspak?

Alesia Bami nuk më pëlqen aspak, por edhe disa të tjerë.

Ka personazhe të cilët të kërkojnë që t’i nxjerrë në faqe.

Po, ka disa që janë vërtetë të njohur. Kryesisht janë këngëtarë, dhe unë për etikë nuk dua që të jap emër konkret. Por më kanë kërkuar disa që t’iu postoj foto sepse kështu fitojnë më shumë famë, edhe pse komentohen negativisht.

Po ndonjë personazh që të ka kërkuar që ta fshish foton e tij?

Ka pasur shumë, por unë kam fshirë vetëm disa, të atyre personave që ma kanë kërkuar më të mirë. Se njerëz jemi dhe nëse ma kërkon siç duhet, sigurisht që mund t’ua heq.

Cili është “problemi” juaj me fansat që i nxirrni në faqe?

Nuk më pëlqen fakti që i bëjnë operacionet dhe nuk i pranojnë. Sepse ka vajza adoleshente që i shohin dhje mendojnë se janë vërtetë me buzë aq të fryra dhe me tipare aq të rregullta, dhe kërkojnë që të bëhen si ato, ndërkohë që ata duhet të pëlqejnë gjënë natyrale.

Në faqe ju keni nxjerrë shpesh foto të Luanës duke e sulmuar shumë për operacionet, ndërkohë që me Marinën jeni më të butë. Pse kjo ndarje mes motrave?

(Qesh) Në fakt është e vërtetë, unë Marinën e kam qejf sepse dhe pse është e bërë nuk e ka ekzagjeruar, ndërsa Luana e ka tepruar prandaj dhe e publikoj shpesh.

Po kërcënime nga faqe “kundërshtare” keni marrë?

Para disa ditësh më ka kërcënuar një person që administron një faqe tjetër, dhe më tha më jep 1 mijë euro ose faqen, ndryshe do të nxjerr fotot e tua dhe të familjes. Unë i thash se nuk do t’i jepja asgjë, dhe më pas ai kishte bërë një video me fotot e mija dhe të familjes sime. U mundova ta fshi videon por e kishte të një cilësie shumë të mirë dhe nuk munda ta hiqja, më pas shkova në polici dhe e kam denoncuar, dhe me ndihmën e tyre e fshiva.

Së bashku me mikun tuaj, keni menduar që ta zgjeroni faqen apo  të bëni diçka ndryshe?

Së shpejti mund të kemi një bashkëpunim me një televizion. Dhe kjo ka qenë ëndrra ime. Edhe pse mund të zgjidhnim të kishim edhe një qeb tonin, pasi ka shumë fansa që na dërgojnë foto dhe video të ndryshme, ku veç vipave denoncojnë edhe raste të ndryshme, ne nuk kemi dëshirë ta hapim një të tillë. jemi mirë vetmëm me faqen. sepse edhe kohë na merr shumë. Mund të rri thuajse gjithë ditën duke u marrë me këtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here