Kërcënoi me mesazhe prokuroren, vendoset ekstradimi për shqiptarin/Ja çfarë shkruante…

0

Një gjykatë në Koventri të Britanisë së Madhe vendosi ekstradimin në drejtim të Shqipërisë të Alban Beshirit, i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 muaj burg për akuzën e kanosjes së Prokurores Oltiana Çifligu.

Loading...

Kjo e fundit ishte duke hetuar Beshirin, për akuzën e dhunës në familje, ndaj bashikëshortes dhe fëmijës. Lidhur me këtë hetim, ai u dënua me 6 muaj burg në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Por pas këtij vendimi ai kërcënoi prokuroren, duke i dërguar sms me një numër telefoni anglez se “do ta bënte për spital”.

Për këto kërcënime Beshiri u denoncuan në Prokurorinë e Durrësit dhe më pas u dënua me 6 muaj burg të tjera për akuzën e kanosjes së prokurorit dhe gjyqtarit. Pas këtij dënimi ai u shpall në kërkim nga Interpoli dhe u arrestua me 12 korrik të vitit 2016 në Konventri, ku edhe jetonte. Ai pritet të ekstradohet në Shqipëri, kur vendimi ndaj tij të marrë formë të prerë.

Loading...

Lini nje pergjigje