Jonida Shehu rrëfen arsyen e vërtetë të largimit nga Top Channel dhe rikthimin së shpejti në ekran

0

Largimi i papritur i Jonida Shehut nga ekrani i Top Channel u komentua gjatë në media. Po aq edhe arsyeja e vërtetë e këtij vendimi. Pasi la në mes drejtimin e “Pasdite në Top Channel”, për moderatoren e njohur u aluduan një sërë arsyesh, madje edhe për rikthimin e saj në një ekran tjetër në një format të ngjashëm.

Ndonëse deri tani nuk kishte deklaruar asgjë publikisht, Jonida ka qenë e ftuar këtë të shtunë në “Thumb”, ku nuk u ka shpëtuar pyetjeve për këtë largim të beftë disa muaj më parë, por edhe për rikthimin së shpejti.

Në lidhje me largimin, Jonida tha se konfliktet me Top-in kishin nisur më herët: “Më hoqën, se ika.  Unë shpreha dëshirën për t’u larguar dhe për të ndjekur rrugën time. Mendova që gjërat në atë pikë nuk përputheshin dhe nuk shihja se mund të rregulloheshin. Kishte diçka që nuk shkonte në marrëdhënien time me Top Channel dhe e anasjella. Me raste, vërtetoja se ishte një marrëdhënie e njëanshme dhe jo e dyanshme. Nuk ishim në kushte të barabarta. Në fund, i thashë vetes që duhet të largohesh”,- tha Jonida duke mohuar zërat se është hapur një proces gjyqësor: “Jo, nuk jam në gjyq me Top Channel. Unë nuk jam në gjyq, sepse unë kurrë nuk do të ngrija një gjyq ndaj Top Channel-it, por as Top Channel nuk është në gjyq me mua. Nuk më ka ardhur një njoftim.”

Ndërsa për rikthimin në ekran, Jonida tha se tashmë nuk do t’u rikthehet programeve të pasdites: “Ta sqaroj njëherë e mirë. Kam 16 vite që punoj dhe nuk mund ta fik motorin dhe të mbyll kontaktet me njerëzit e televizionit. Jam duke menduar, diskutuar, shkruar projekte, të cilat nuk janë finalizuar. Është e sigurt që në shtator do të bëj diçka ndryshe. Nuk dua të jem më në një format të përditshëm që është skllav i studios dhe i të ftuarve”,- tha Jonida pa zbuluar më tej projekte konkrete apo ekran konkret.

Lini nje pergjigje