Sanremo 2018/ Favoritët kryesorë, të gjitha rrugët të çojnë tek Ermal Meta dhe Fabrizio Moro

0
156

Pas pezullimit në natën e dytë të festivalit të muzikës italiane, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë kthyer në favoritët për çmimin e parë të Sanremos, sipas deklaratave të grupit italian ‘Lo Stato Sociale’ tashmë në garë në kategorinë “Campioni’ në edicionin e 68-të të festivalit të Sanremos dhe konkurrentes tjetër Annalisa, shkruan ‘La ampa’.

 

 

E thonë edhe sinjalet e tjera në programet e radios, platformat e download, agjencitë e basteve, madje edhe në diskutimet që dëgjohen nëpër rrugët e Italisë mes fansave të muzikës italiane: statujën e artë të fituesit të Sanremos do ta marrin Ermal Meta dhe Fabrizio Moro.

Në vend të dytë do jetë grupi ‘Lo Stato Sociale’ në balotazh me Annalisa, ndërsa surpriza priten nga Ron dhe ‘The Colors’
‘Nuk e dimë se çfarë do bëjmë nëse fitojmë! Sigurisht do ishte një gjë shumë e bukur, dhe ne do të vazhdojmë promovimin e albumeve tona dhe të dy koncerteve shumë të rëndësishme për ne që do zhvillojmë në muajt e ardhshëm’ – shprehen dy kantautorët e njohur.

Sakaq kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro ‘Non mi avete fatto niente’ është kënga më e shkarkuar në iTunes dhe kënga më e dëgjuar në Spotify dhe platformat e tjera, ndërsa hashtagu ’#IostconMetaMoro’ është më i klikuari në Twitter këtë javë. Aplikacioni Shazam identifikon Ermal Metën dhe Fabrizio Moro si artistët më të kërkuar të javës dhe agjencitë e basteve kanë vënë kuotat më të ulëta për dy këngëtarët.

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro mund të fitojnë ose jo (përzgjedhja e jurisë së ekspertëve është e vështira për t’u parashikuar) por padyshim, në të mirë dhe në të keqe, kjo është Sanremo e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here