Po ushtrohet trysni ndaj stafit akademik, ja deklarata e Rektorit

0
237

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka reaguar në lidhje me mosmarrjen e pagave të pedagogëve. Në një deklaratë të shpërndarë në Facebook, rektori Koni thotë se ky është një veprim i paprecedentë nga autoritetet përgjegjëse të ngarkuara me ligj, Bordi i Administrimit dhe Administratori i Universitetit.

Koni thotë se ky veprim i BA dhe Administratorit vjen si pasojë e paaftësisë apo mosveprimi i tyre ka të bëjë me trysninë ndaj stafit akademik.

Një problamatikë tjetër që nxjerr në pah rektori Koni është se edhe një pjesë e stafit të Rektoratit nuk kanë marrë pagat për afro 8 muaj.

Deklaratë e Rektorit të Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni në lidhje me mosdhënien e pagave për punonjësit e UT

“Të nderuar kolegë dhe punonjës të Universitetit të Tiranës!
Jam shumë i shqetësuar në lidhje me mospagesën për punën tuaj të kryer për muajin Janar 2018. Ky është një veprim i paprecedentë nga autoritetet përgjegjëse të ngarkuara me ligj, Bordi i Administrimit dhe Administratori i Universitetit.

Në pritje të daljes së një akti nënligjor është bllokuar transferta e pakushtëzuar për Institucionet e Arsimit të Lartë publik.

Në këto kushte Bordi i Administrimt duhet të kishte çelur fondin për pagat nga të ardhurat e institucionit. Kështu që në Universitetin e Tiranës, të ardhurat e trashëguara nga viti 2017 janë të mjaftueshme për çeljen e fondeve të pagave për personelin e Universitetit të Tiranës. Bordi i Administrimit të UT si dhe Administratori i UT nuk kanë vepruar në çeljen e fondit të pagave nga të ardhurat, të paktën për muajin Janar. Kjo ka bërë të mundur që punonjësit e UT të mos kenë marrë pagat. Ky veprim i BA dhe Administratorit vjen si pasojë e paaftësisë apo mosveprimi i tyre ka të bëjë me trysninë ndaj stafit akademik dhe joakademikt të UT, ashtu siç po veprohet me një pjesë të stafit të Rektoratit të UT të cilët nuk kanë marrë pagat për afro 8 muaj.

Në emër të gjithë punonjësve të UT i bëj thirrje Bordit të Administrimit dhe Administratorit të çelin fondin e pagave të muajit Janar nga të ardhurat dhe të bëhet pagesa e punonjësve brenda ditës së hënë, datë 12.02.2018.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here