Mediat greke: Marrëveshja për detin është mbyllur. Rama fali naftën dhe gazin

0

Sërish publiku shqiptar njoftohet nga mediat greke, se për çfarë kanë rënë dakord ministra e Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë në kuadër të një marrëveshje të madhe mes dy vendeve, por që sipas fakteve që po zbulohen në thelb ka vetëm burimet e mëdha të naftës dhe gazit në detin Jon. Lajmet vijnë ose nga ministri i jashtëm Kotzias, ose nga media pranë qeverisë të vendit helen.

Loading...

Kështu ndërkohë që brenda vendit tonë vazhdon debati dhe tymnaja njëkohësisht për çështjen e marrëveshjes së detit, media greke e specializuar për energjitikën dhe burimet e naftës dhe gazit, “energypress.gr”, zbulon për herë të parë marrëveshjen, të cilën ajo e konsideron, “të mbyllur përgjithmonë”.

Në një artikull të saj thuhet, se tashmja është fakt i kryer dhe përfundimtare, marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për ri-demarkacionin e ZEE (Zonave Eksluzive Ekonomike).

Ndryshe nga sa pretendon kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm Bushati, ky zhvillim sipas gazetës është drejtpërdrejt i lidhur me interesin për kërkimin e hidrokarbureve, në bllokun detar 1 dhe 2 në detin Jon.

Image

Mësohet se pala greke ka pranuar se përcaktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike me marrëveshjen e kaluar ka qenë nga ana metodologjike pjesërisht i gabuar, një pikëpamje e mbështetur nga Shqipëria deri tani dhe që mori formë juridike edhe nga Gjykata Kushtetuese. Pranohet gjithashtu, se gjiret e brendshme duhet të konsideroheshin si “të mbyllura”, për të aplikuar dispozitën përkatëse të Konventës së Detit.

Por në shkëmbim të kësaj, njofton “energypress.gr”, pala shqiptare ka hequr dorë nga pretendimet apo ankesat në lidhje me shelfin kontinental të ishujve Othonoi dhe Erikoussa, i cili është i një rëndësie të veçantë në lidhje me kontestin greko-turk mbi Kastelorizon.

Kujtojmë se blloqet 1 dhe 2 në detin Jon u tenderuan nga qeveria greke në korrik 2015. Për bllokun 2 në Veri të detit Jon u nënshkrua vitin e kaluar kontrata me konsorciumin – TOTAL- HEP – EDISON.

Media greke thotë gjithashtu se historia e ndarjes së Zonave Ekslkluzive Ekonomike me Shqipërinë ka kaluar mes shumë debatesh ne kohë të ndryshme, por pas marrëveshjes së fundit të arritur mes qeverive Rama dhe Tsipras, e cila do të shpallet zyrtarisht së shpejti kjo çështje konsiderohet e mbyllur, njëherë e përgjithmonë.

Loading...

Lini nje pergjigje