Më në fund vjen lajmi i bukur, Xhensila Myrtezaj shtatzënë?

0

Pas martesës pyetja që i bëhet më shpesh një çifti është se kur do të bëhen prindër. E njëjta gjë ndodh edhe me personazhet e njohur të showbiz-it shqiptar.

Një ndër çiftet më të dashur për publikun është Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku. Ata i dhanë fund beqarisë verën që lamë pas. Tashmë vëmendja është drejtuar tek ardhja në jetë e një fëmije. Sipas Panoramës, Xhensila është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë me Bes Kallakun.

Miq të çiftit janë shprehur për gazetën se ata duan ta mbajnë të fshehtë shtatzëninë e këngëtares të paktën deri sa ajo të hyjë në muajin e katërt.

Xhensila prej disa kohësh nuk publikon foto në Instagram, por ajo ka qenë në eventin e gruas së Sinan Hoxhës, ku fotografët kanë arritur të shkrepin disa foto të saj.

Xhensila duket më e mbushur, dhe barku e nxjerr “zbuluar”, pasi duket se është në pritje të një fëmije. Ne i urojmë vetëm mbarësi.

Lini nje pergjigje