E vërteta në lidhje me Olsin, ish-banorja e Big Brother vendos të flasë

0
158

Ndarja e Xhenit me Benardin ishte një nga më të përfolurat e edicionit të fundit të Big Brother. Ndryshe nga të gjitha çiftet e tjera, për Xhenin dhe Benardin të gjithë menduan se kishin kimi dhe se lidhja do të vazhdonte gjatë. Por, për fat të keq, nuk ndodhi kështu. Ish-banorja e Big Brother është përfolur edhe për raportin me Olsin, me të cilin është parë së fundi.

Xheni dhe Olsi kanë qenë në qendër të vëmendjes pasi dyshohet se ata janë në një lidhje.

Dyshja na ka bërë të mendojmë se nuk janë vetëm shokë, por diçka më shumë se kaq. Takimet e tyre, ardhja e shpeshtë e Xhenit në Shqipëri, komentet që kanë bërë për njëri-tjetrin në rrjete sociale na kanë bërë të mendojmë se diçka ka ndodhur mes tyre.

Por me sa duket, Xheni, e lodhur nga këto fjalë, ka vendosur të qartësojë një herë e mirë, në një Live Video në Instagram. Pyetjes çfarë e lidh me Olsin ajo i është përgjigjur se nuk ka asgjë mes tyre veç miqësisë.

E pyetur nga fansat, Xheni u përgjigj se nuk është e lidhur, por Olsi po. “Akoma vazhdoni me këtë pyetje ju? Olsi është i lidhur, ndërsa unë jo”,- tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here