Vrasja e Xhulianos në Bruksel, 24 vite burg për autorët që e ekzekutuan

0
154

Janë dënuar me 24 vjet burg secili, dy të rinjtë të cilët vranë dhe masakruan trupin e  studentit shqiptar në Bruksel, Xhuliano Brahillari.

Gjykata në Bruksel  të enjten pasdite shpalli fajtor për krimin e ndodhur në qershor të 2015 belgun Vincent De Bruycker dhe maqedonasin Denis Nikolovska, informojne mediat belge.

Trupi i 22-vjeçarit me origjinë nga Dukasi i Fierit ishte student në vitin e parë për Juridik dhe Kriminologji, në Koekelberg u gjet në një valixhe sportive, pa kokë, këmbë e duar nga disa punëtorë. Hetuesit e identifikuan nga një tatuazh me një zambak dhe me inicialet e prindërve.

Më 8 qershor Xhuliano nuk u paraqit në provim, ndërsa një ditë më pas punëtorët gjetën valixhen me trupin e masakruar.

Në fillim u arresua shtetasi belg dhe më pas u arrestua dhe shtetasi maqedonas.

Dyshohet se të rinjtë ishin përfshirë në një trafik kanabisi dhe kishin kaluar së bashku së paku një pjesë të fundjavës në një apartament në Koekelberg.

Më pas autorët treguan se ku kishin hedhur pjesët e tjera të trupit

Krimi ka ndodhur më 7 qershor 2015. Ata kanë qenë duke luajtur në një apartament në Koekelberg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here