Si votoi sot Parlamenti Europian, a do ndryshojë sërish ora?

0
223

Parlamenti Evropian sot e miratoi propozimin për heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës, por vendimin përfundimtar për këtë duhet ta miratojë Komisioni Evropian.

Eurodeputetët kërkojnë që Komisioni Evropian ta mbështesë këtë propozimin, i cili deri më tani mbetej në qëndrimin për mbajtjen e llogaritjes sezonale të kohës, shkruan “Dë”.

“Jam shumë i kënaqur që pas disa viteve diskutime në nivel të Komitetit në Parlamentin Evropian, ku unë janë anëtari i vetëm i Irlandës, propozimi u debatua dhe u votua sot në Parlament”,deklaroi eurodeputeti Shon Keli.

Ai kërkoi nga Komisioni Evropian të dalë me rekomandim që t’i jepet fund ndryshimit të llogaritjes së kohës dy herë gjatë vitit. Kjo do të thotë se në të dielën e fundit të marsit, ora nuk do të shkojë para, por do të qëndrojë si tani, në këtë periudhë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here