Shpërthimi në Shkodër, në pranga i nënti i grupit kriminal

0
163

Erges Lipo, 30 vjeç, banues në Pogradec, u arrestua në vijim të operacionit të koduar “POROSIA”, që më herët çoi në pranga 5 persona.

Policia njoftoi se ai akuzohet për veprat penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, e municionit dhe lëndëve eksplozive, e  kryer në bashkëpunim”.

Dyshimet e hetuesve janë se personat e arrestuar në kuadër të aksionit policor “Porosia” kanë lidhje me tre të arrestuarit e aksionit “Together”, që u arrestuan për shpërthimin me tritol në Shkodër në 13 Janar, ku të plagosur mbetën 8 persona, mes tyre edhe Lulëzim Kulla. Ky i fundit, për hetuesit, ishte objektivi i atentatit që tronditi qytetin verior.

Me konkretisht, dyshohet se personat e arrestuar në dy aksionet policore që u zhvilluan të ndara, kanë lidhje në aktivitete kriminale dhe gjithashtu ka dyshime se ‘dora’ e tyre fshihet edhe pas ngjarjeve të tjera kriminale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here