Përparim Spahiu: Rama me arrogancë do të krijoj modelin e liderit suprem

0

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, tha në studion e Syri.net se dy janë rrugët e marrdhënies me Edi Ramën: ose të qeverisnim  ne, ose të qeveriset vetëm dhe të mbajë të gjitha kusuret.

Loading...

Spahiu tha se LSI nuk ka qenë në qeverisje, por ka respektuar kontratën e 1 Prillit 2013 me Edi Ramën.

“Ne kemi qenë mjaft kritik ndaj taksës progresive, kemi bërë propozimet tona për konçensionet, kemi bërë mjaft kritika konstruktive, ashtu sikundër i takon një partneri në bashkëqeverisje. Edi Rama po vijon me arrogancë të krijojë modelin e tij, që është ai i një lideri suprem. Ai nuk ka dëgjuar asnjë kritikë dhe asnjë propozim që ne si LSI kemi bërë”, tha Spahiu.

I pyetur nëse mbështeste frymën e Monika Kryemadhit apo mënyrën sesi vepronte Ilir Meta, Spahiu tha se ka ngjashmëri mes të dyja modeleve, por problemi është që çdo përgjegjësi i ngarkohej LSI, ashtu siç po ndodh edhe tani.

“Opozita duhet të përfaqësojë më me cilësi protestën masive dhe qytetare të 27 janarit”, tha Spahiu.

Sipas tij, mandatet e PS në zgjedhjet e fundit janë të grabitura.

Në lidhje me reformën në drejtësi, Spahiu tha se janë të padrejta deklarimet se ne nuk e duam reformën në drejtësi, pasi  ka mjaft deputetë, politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë që nuk kanë frikë nga reforma në drejtësi apo nuk e duan atë.

Loading...

Lini nje pergjigje