Pedagogët pa rroga/ Ja reagimi i Patozit

1
198

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale në lidhje me moskalimin e pagave për pedagogët. Problemi është denoncuar në media, por edhe në sallën e Kuvendit nga deputetja demokrate Albana Vokshi, ndërsa mungon një reagim zyrtar nga Ministria e Arsimit sepse petagogët e universiteteve publike prej më shumë se 1 muaji nuk paguhen.

Në komentin e tij, ish-deputeti Patozi shkruan se duke qenë plotësisht i bindur se shumica e tyre nuk kanë të ardhura të tjera, e kam shumë të lehtë t’i marr me mend vështirësitë që u janë krijuar për vete dhe për familjet.

“Nuk më intereson asnjë lloj argumenti apo justifikimi, sado e ndërlikuar që të jetë arsyeja, që e ka shkaktuar problemin dhe as marr dot përsipër që të jap zgjidhjen.

Sepse cilidoqoftë motivi, unë si problemin ashtu edhe zgjidhjen e kërkoj tek qeveria. E cila, qëllimisht apo për paaftësi, është autorja e vetme e kësaj loje të pisët me bukën e fëmijëve për qindra pedagogë në të gjithë vendin”, shkruan Patozi.

 Postimi i plotë i Astrit Patozit

A QUHET HALL KUR QEVERIA NUK TE JEP RROGËN?

(Ose një reagim për mosregimin e opozitës për një problem serioz social dhe politik, edhe edhe pse është fundjavë…)

Po lexoja një reagim të Agron Gjekmarkajt dhe mësova se të gjithë pedagogët e universiteteve tona qenkan prej më shumë se një muaji pa rroga. Duke qenë plotësisht i bindur se shumica e tyre nuk kanë të ardhura të tjera, e kam shumë të lehtë t’i marr me mend vështirësitë që u janë krijuar për vete dhe për familjet.

Nuk më intereson asnjë lloj argumenti apo justifikimi, sado e ndërlikuar që të jetë arsyeja, që e ka shkaktuar problemin dhe as marr dot përsipër që të jap zgjidhjen.

Sepse cilidoqoftë motivi, unë si problemin ashtu edhe zgjidhjen e kërkoj tek qeveria. E cila, qëllimisht apo për paaftësi, është autorja e vetme e kësaj loje të pisët me bukën e fëmijëve për qindra pedagogë në të gjithë vendin.

Por ajo që më çudit më shumë është fakti se ku ndodhet opozita përballë këtij skandali. Unë e di që Lulzim Basha i ka të shenjta fundjavat, të cilat i kalon zakonisht jashtë shtetit. Por kjo nuk është arsye që të paktën dikush tjetër, nga Komisioni i Arsimit ndoshta, të mos kishte reaguar në mbështetje të një kategorie ndër më të respektuarat e administratës publike shqiptare.

Sepse unë nuk pres që këtë ta bëjë dikush nga mazhoranca, ngaqë dihet që qeveria nuk ia zbulon kurrë brinjët vetes.

Edhe mosdijenia apo mosinformimi për sa po ndodh nuk mund të jetë argument, sepse i bie që opozita nuk ka asnjë pedagog në Shqipëri që preferon t’i qajë asaj hallin. Dhe ky nuk më duket hall i vogël.

Ndaj edhe mosreagimi i Lulzim Bashës për një çështje, sa sociale, aq edhe politike, shkëlqen njësoj si të gjitha mungesat e tij për problemet kardinale që ka shoqëria, sidomos në fundjava, të cilat zakonisht i kalon jashtë shtetit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Te dhimsen Pedagoget,mir ju kuptoj,por pse ste dhimsen te papunet! Sa Pedagog ka Shqiperija,dhe sa Shkenctare dolen nga mesimdhenja e ketyre Pedagogeve? Sa Nenpunes ka Shqiperija,te Cilet marrin rrogen,zyrtare Shteti,burokrat? Sikur keta burokrat,ti falin per nje muaj rrogat,sa pare mblidhen,ta zene se ishin te papune per nje muaj,je edhe deputet(ishe).Beje llogarin,dhe publikoje ne fejsbok. Beje llogarin o burrokrat i stazhionuar!Dhe sikur kta Pedagog te te thyejn hunden,duke fale rrogat mujore qe si moren,qfar shkrimi do te shkruash,mos vall do ta dredhesh,dhe te thash,bene mire,eshte per qdo lavdrim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here