Nuk pranoj të lidhej, dhunohet në mes të Tiranës 23-vjeçarja

0
173

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga pas dhunës që ka ushtruar ndaj një bashkëmoshatareje.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme teksa D.L 23 vjeç, banues në Rrëshen ka goditur me grusht L.GJ 23 vjeç, banuese në Tiranë.

Nga dëshmia e dhënë në polici, sherri fizik mes të rinjve ka ardhur për shkak se vajza nuk ka pranuar të lidhet me djalin.

Ajo ka treguar se prej kohësh ai e përndiqte, deri në veprimin e rëndë të një dite më parë në kryeqytet.

Një hetim ka nisur lidhur me ngjarjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here