Ndahet nga jeta papritur gazetari i njohur sportiv

0
289

Agim Binaku një nga emrat nga më të shquarit të gazetarisë sportive në Kosovë dhe më gjerë, është dnarë nga jeta në moshën 62 vjeçare pasi humbi betejën me një sëmundjeje.

Agim Binaku ishte zëvendësdrejtor i programit informativ të RTV 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit të RTV 21, pjesë e të cilit ishte që prej gati dy dekadash.

Agim Binaku mbi të gjitha ishte emër nga më të shquarit të gazetarisë sportive, jo vetëm në Kosovë dhe në hapësirën mbarëshqiptare. Realizoi mijëra emisione, transmetime të drejtpërdrejta, dokumentarë, reportazhe, intervista me emra të mëdhenj të sportit kosovar, por edhe atij botëror.

Në vitet ‘70 dhe ‘80 punoi në Radio Prishtinë, duke drejtuar emisionin e popullarizuar “Pasditja argëtuese sportive” në epokën e artë të sportistëve kosovarë. Në vitet 90-të ishte themelues dhe kryeredaktor i revistave të para sportive në Kosovë “ Reflekset sportive” dhe “Top sporti”.

Agim Binaku u nderua në Tiranë me çmimin mbarëkombëtar të gazetarisë sportive “Anton Mazreku” si dhe u nderua me një varg mirënjohjesh për punën e tij mbi katër dekada në gazetarinë sportive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here