‘Kryeministrin egërsisht antiamerikan dhe antihebre, ambasada amerikane nuk e sheh….’

0
278

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar ambasadën amerikane për indiferentizëm përballë deklaratave të kryeministrit Edi Rama për popullin izraelit.

Ditën e djeshme Vasili në një deklaratë për shtyp tha se kreu i qeveristë përdori gjuhë prej nazisti duke i quajtur hebrenjtë çifutë.

Sot në një status në Facebook, kreu i grupit të LSI shkruan se “te gjithe pritën qe ambasada amerikane te reagonte shume fort per kete gjuhe te eger antisemite te kryeministrit”.

Statusi i plotë

Kryeministrin egersisht antiamerikan dhe antihebre ambasada amerikane nuk e sheh….

Dje ne mes te parlamentit kur diskutohej rezoluta amerikane e presidentit Trump per Jeruzalemin dhe vota antiamerikane e qeverise,kryeministri foli me gjuhen e nje nazisti dhe i quajti hebrenjte ÇIFUTE.

Moralisht dhe politikisht mbas nje ngjarje kaq te rende nuk duhej te ishte më sot kryeministri i Shqiperise.

Te gjithe pritën qe ambasada amerikane te reagonte shume fort per kete gjuhe te eger antisemite te kryeministrit.

Ambasada nuk foli……!?Ajo foli…..dhe u shfaq vetem ne darke e vone, “e lumtur” qe kryeministri votoi kunder ONM dhe kandidatet e rrezuar prej saj,pra prej vete Amerikes,tani do te bejne drejtesine e kryeministrit antiamerikan dhe antihebre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here