Kokëdhima: Duart e makutërisë dhe poshtërisë së qeverisë tentuan pushkatimin e kanioneve

0
180
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Koco Kokedhima, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

Koço Kokëdhima ka reaguar ashpër për projektin e ndërtimit të hidrocentraleve në zonën e kanioneve të Osumit në Skrapar. Në një reagim për mediat ai thotë se tërheqja verbale e Edi Ramës nga ky projekt nuk mjafton. Kokëdhima kujton se kjo qeveri ka dhënë leje për HEC dhe në zonën e Valbonës dhe në zonën e Vjosës, të cilat po ashtu janë pasuri e paçmuar turistike.

Në një reagim në Facebook, Kokëdhima u shpreh se asnjë lloj makutërie për pasurim, nuk e justifikon këtë që po i bën kjo kastë politike pasurive të shqiptarëve.

Ish-miku i Edi Ramës, e cilësoi qeverinë e tij si një bandë mafioze dhe tutkunësh që janë vënë në shërbim të krimit të organizuar.

Kokëdhima e quan poshtërsi faktin që Kryeministri thotë se nuk kishte dijeni se qeveria po ndërtonte HEC-e në Osum.

Deklarata e Koço Kokëdhimës:

“Sërish në mënyrë tinëzare dhe fshehurazi, qeveritë e PD-së dhe PS-së tentuan dy hidrocentrale në një nga zonat turistike më të bukura jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Europën. Pas luginës së Valbonës dhe asaj të Vjosës, duart e makutërisë dhe poshtërisë së këtyre qeverive tentuan një tjetër perlë dhe pasuri të rrallë të vendit, “Kanionet e Osumit”. Ata po shkatërrojnë edhe ato pak bukuritë e mbetura natyrore të vendit tonë që trashëgojmë nga natyra dhe nga Zoti. Shkatërruan luginat e Valbonës dhe Vjosës; sot u tërhoqën të paktën përkohësisht nga “pushkatimi” i kanioneve më të veçanta në Europë, vendosën të lëshojnë kalatë e mesjetës dhe ato të lashta me koncesion, nuk mbrojtën dot as një urë si ajo e Ali Pashë Tepelenës në Hoshtevë, edhe pse e dinin që do të shembej, po mbjellin inceneratorët e vdekjes kudo, betonizuan…As një lloj makutërie për pasurim, nuk e justifikon këtë që po i bën kjo kastë politike pasurive të shqiptarëve.

ZGJIDHJA e ka denoncuar këtë qeveri të mafiozëve dhe të korrupsionit, të mbushur me tutkunë dhe lakmitarë të pangopur për pasuri, kukulla të krimit të organizuar dhe të oligarkëve të oborrit dhe armike të pashpirta të bukurive natyrore të Shqipërisë. Vetëm ZGJIDHJA do t’u japë fund përfundimisht dhe përgjithmonë këtyre krimeve dhe do të shpëtojë këtë vend nga masakrat mjedisore dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore e historike.

PS: KM sot falenderoi qytetarët që reaguan dhe Federatën e Raftingut që bënë të mundur mrekullinë duke informuar KM-në për këtë poshtërsi që po ndodhte pa dijeninë e qeverisë së tij!! Edhe armiqtë e Shqipërisë nuk do silleshin kështu!”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here