Kate Moss: Kur e humba virgjërinë…

0

Ylli i pasarelave Kate Moss ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale. 44-vjeçarja tregoi detaje nga jeta e saj intime deri në momentin që arriti të bëhej modele. Moss zbuloi se e ka humbur virgjërinë në moshën 14 vjeçare dhe se u bë modele kur u zbulua nga agjentja e modeleve, Sarah Doukas në aeroport në New York pak kohë më vonë. Duke përshkruar momentin kur vendosi që të ecë në pasarela, ajo tha: “Po pija duhan. Isha 14 vjeç dhe kisha humbur virgjërinë. Më dukej vetja mirë”.

Loading...

Në një intervistë me revistën Love Magazine u shpreh se ishte vëllai i Sarah që i bëri ofertën: “Po prisja të hipja në aeroplan dhe vëllai i Sarah erdhi tek unë e më tha: Ke menduar ndonjëherë të bëhesh modele?” Ajo pranoi se nuk e kishte menduar asnjëherë veten në këtë industri për shkak se ishte shumë  e dobët. “Isha e shkurtër, këmbët i kisha të harkuara, dhëmbët e shtrembër dhe askush nuk mendonte se isha vajza më e bukur në shkollë”. Kate gjithashtu pranoi se ishte shumë e vogël kur pranoi që të regjistrohej në agjensi, duke shtuar se nuk do ta linte vajzën e saj. Një libër i botuar në 2014 deklaroi se zbuloi se Kate kishte humbur virgjërinë e saj në adoleshencë, megjithatë, intervista për revistën Love është hera e parë që ajo e ka konfirmuar publikisht kështu. Në vitin 2014, ajo u rendit si njeriu më i pasur i 91-të në listën e Forbes, me të ardhura mbi 9 milionë dollarë në vit.

Loading...

Lini nje pergjigje