Drejtësia e re si palmat e thara, ja deklarata e Vasilit

0

Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI-së, përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se drejtësia e re është thashë si palmat në autostradë.

Ndërsa akuzon Kryeministrin Edi Rama se flet si daulle e çarë për të gjithë dynjanë, Vasili thotë se ai nuk flet për fajtorët e palmave se ka frikë për veten.

“Drejtësia “e re”, që është tharë si palmat në autostradë.

Qindra milionë lekë para’ të shqiptarëve u asgjesuan dhe u kthyen në palma të thara në autostradën Tiranë -Durrës.

Kryeministri bubullon e flet si daulle e carë për gjithë dynjanë po për fajtorët e këtyre palmave s’guxon të flasë.

Kryeministri i lemerisur nga frika nuk flet për ata, që i grabiten këto qindra milionë leke, se ka frikë për vete.

Mijëra e mijëra shqiptare kalojnë në autostradë përditë përpara krimit shtetëror të kryeministrit.

Prokuroria e kapur nga kryeministri le të kalojë edhe ajo me makinë përpara palmave të thara, le të rrijë me duar të lidhura e le të rrijë edhe me gojë të mbyllur.

Ndaj mjaft më,me denglat e drejtësisë së “re” që është tharë si palmat në autostradë”, shkruan Vasili.

Lini nje pergjigje